Posts

Showing posts from March 25, 2015

Ndërmëndje për zëëmblin dhe të hijshmin e aktrimit, Sandër Prosi

Image
  Nga Albert Vataj Sot 30 vite më parë u nda nga jeta Sandër Prosi, zëëmbli i skenës, stomatologu që magjepsi me personalitetin dhe karakteret e tij, me mishërimin që ai u dha roleve, personazheve, karaktereve, për t'i jetësuar ato në kujtesën e përgjithmonshme. Më 25 mars 1985 Sandër Prosi, ndërsa ishte me xhirimet e filmit "Pranverë e hidhur" në qytetin e Durrësit, gjeti vdekjen e papritur. Një vdekje enigmë, për të cilën është folur me rezervë të madhe, sikur të prekej një e vërtetë që duhej shtyrë në kohë, e për të cilën duhej folur kur të vinte momenti i duhur. Kinematografia shqiptare pa shumësinë e personazheve të Prosit, pa lojën e tij do të kishte mangët një nga gurët e themelit të mozaikut të saj. Çdo mungim është një sprovë e bashkëjetimit në amshim, përmes veprës dhe kujtimeve. Çdo ikje është një shndrrim, edhe ajo e Sandër Prosit kësisoj ndodhi, ai tashmë është një mbamëndje e përgjithmonshme e teatrit dhe filmit. Tek ai fjala shqipe ishte