William Ryerson, rrëfim për vitet e demokracisë në Shqipëri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Ryerson, tregon dy dekada më pas, vitet kur ai ishte kryediplomati amerikan në Shqipëri. Në intervistën që i dha gazetarit Artur Kopani, në emisionin e të premtes, “Log” në TVSH, z. Ryerson tregon fakte të papublikuara më parë, mbi ato vite tejet të nxehta të nisjes së proceseve demokratike në vend, pas katër dekada e gjysmë diktaturë komuniste, drejtuar me dorë të fortë nga Enver Hoxha. Ju riktheheni në Shqipëri, pas 18 vitesh, nëse nuk gaboj ? Po, kjo është e vërtetë. Pra, ka shumë kohë që nuk keni qenë në Shqipëri ? Po. Jam i sigurtë që shumë njerëz i ka marrë malli për ju këtu në Shqipëri. Por a ju kemi munguar ne shqiptarët ? Më keni munguar, me të vërtetë. Jam përpjekur të jem i informuar përmes gazetës Iliria, por siç e dini, ajo publikohet vetëm dy herë në javë, si dhe kam filluar të lexoj letërsi në gjuhën shqipe. Pak para se të largohesha nga Shqipëria, Presidenti i asaj kohe Sali Berisha, zhvilloi