Posts

Showing posts from July 5, 2012

Joe R. Lansdale: “Një shkrimtar duhet të ketë gjithmonë sytë e një fëmije”

Image
Në fund të kënetës, i zhytur e përlyer në baltë, i goditur nga racizmi, nga urrejtja dhe dhuna, vazhdon të mbijetojë, madje më shumë se kaq, ka nisur që të rilindë ajo që mbetet nga ëndrra amerikane. Për t’i “dhuruar” një ekzistencë të re, një gjak të ri që zemra t’i rrahë fort, ka menduar edhe shkrimtari amerikan Joe R. Lansdale me librin e tij të fundit “Uji i errët”, i cili sapo ka dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritet që të vijë edhe në Europë. Një libër i pritur mirë nga kritika dhe lexuesit në javët e para në duart e publikut. Është një roman në të cilin ngjarjet zhvillohen në kontekstin e zakonshëm të Teksasit Lindor, në periudhën e Depresionit të Madh, por që përcjell një mesazh që nuk ndalet vetëm për kohën dhe ngjarjet në të cilat zhvillohet, por që është një mesazh universal, sikundër ndodh me të gjitha veprat e mëdha. Madje, kjo është aq e fortë, sa ndërsa e lexon librin, të krijohet ajo ndjesia e “pakohësisë” e “pavendësisë” që ka forcën e madhe për

Tri amanetet e fundit të Aleksandrit të Madh

Image
Tek gjendej i shtrirë në shtrat, në fazën e fundit të jetës, Aleksandri i Madh, ftoi të gjithë gjeneralët e tij dhe u njoftoi atyre tri dëshirat e tij të fundit… 1. Të transportohet arkivoli im nga shpatullat e mjekëve më të mirë. 2. Thesarin që kam fituar (argjend, flori, gurë të çmuar, smeralde etj.) t’i shpërndajnë gjatë gjithë udhëtimit deri tek varri im. 3. Duart e mia dua të jenë në valëzim në ajër, jashtë arkivolit të ekspozuar e të shihen nga të gjithë… Por, citon alb-observer.com, njëri nga gjeneralët e tij, i habitur nga dëshirat e pazakonta, pyeti Aleksandrin se cilat ishin arsyet… Dhe Aleksandri iu përgjigj: 1. Dua që mjekët më të ndritur të ngrenë nën supet e tyre arkivolin tim, që me këtë mënyrë të tregojnë se edhe ata, para vdekjes, nuk e kanë mundësinë të shërohen! 2. Dua që sipërfaqja e tokës të mbulohet nga thesari im, që të shikojnë të gjithë, se gjithçka që përfitojmë në këtë botë, mbetet po këtu! 3. Dua që duart e mia, të valëzojnë në ajër, q

Sharon Stone, bukuri dhe feminilitet që gjithnjë të ngas, sharmi dhe joshja që të lënë pa frymë

Image
Koha jo për të gjithë është ndalur. Ajo, koha, vitet, na kanë mësuar se shumë herë, ose gjithnjë rendin me kokëfortësinë e tyre, duke lënë gjurmë gjithnjë e më të thella në pamjen tonë të jashtme dhe jo vetëm. Por kjo nuk vlen për Sharon Stone, një nga yjet e kinemasë, dhe një nga shembëlltyrat më perfekte të gruas, mbi të cilën megjithëse vitet kanë rrebeshur papushim, ajo ka qëndruar gjithnjë sensuale, gjithnjë e freskët, gjithnjë tunduese. Nuk është një tjetër që sa herë që e kundron, ajo të lë pa frymë, me prezencën e saj, tipike të një femre që është papushim në kërkim të prezencës, të demonstrimit, të protagonizmit. Vitet që shkojnë, në dukje nuk kanë asnjë ndikim në imazhin perfekt të aktores Sharon Stone, e cila është shfaqur në rrugët e Parisit, ku ka shkuar për të vizituar qytetin vetëm për kënaqësinë e saj. Sigurisht që në dukje duket perfekte, sepse kush është në kërkim të rrudhave, nuk e ka vështirë t’i gjejë ato rrudha tek këmbët e këngëtares dhe ca më shumë në f