Posts

Showing posts from April 9, 2013

Arshi Pipa: Kritika asht shêji i mendjes së pjekun.

Image
 N’art e ndër letra, në shkencë e në filosofi, e deri në fé, kritika asht baza e çdo ndërtimi të sigurtë. Derisa mendja nuk kthehet me rishikue atë çka ka bâ, tue e vlerësue, ajo asht ende fëminore. Ajo mund të prodhojë vepra madhështore, kur intuita e përpjek me burimin e jetës. Kështu lindë poezija. E sigurisht poezija e madhe flet vetë, tue u kumtue imtaz ndër zemrat e atyne qi e ndijnë; spjegon arsyen e qenjes së vet me vetë qenjen e vet. Po atherë çka duhet kritika? Të marrim nji njeri qi ndërton. Ky njeri mund të jetë artist i lindun e atherë vepra e tij del vetvetiu e bukur. Po të mos jetë mjeshtër i fortë, pa qenë edhe krejt pa zotsi, do të ndërtojë dikund mirë e dikund keq. Fjala vjen në përgjithsi  vepra do të jetë mjaft e bukur, por ndër veçansina e pakryeme. Por mund të ndodhi qi nji njeri krejt i paaftë të ja hyjë “kutrum” nji pune. Ç’dobi pritet andej kuptohet lehtë: veç punë e bjerrun e dam. Kritiku asht njeriu qi ndalet me shikue kët vepër. Dhe simba

Në Brazil rritet ndikimi i fesë në politikë për shkak të konkurrencës ndërmjet katolicizmit dhe kishave të lira

Image
Besimi faktor pushteti: Në Brazil rritet ndikimi i fesë në politikë për shkak të konkurrencës ndërmjet katolicizmit dhe kishave të lira. Eshtë Brazili në rrugën drejt një "Jezuskracie"? Në vendin më të madh katolik të botës ka shpërthyer një mosmarrëveshje lidhur me marrëdhëniet mes politikës dhe fesë. Sepse ndryshe nga shumë vende të tjera të industrializuara, ndikimi i kishave, sidomos i kishave të lira, është rritur shumë në 20 vitet e fundit në këtë vend në zhvillim të vazhdueshëm. Shkaktar i debatit polemik ishte zgjedhja e deputetit evangjelikal Marco Feliciano në fillim të marsit si kryetar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut në dhomën braziliane të deputetëve. Predikuesi dhe drejtuesi i kishës së ringjalljes "Catedral de Avivamento" kishte akuzuar disa herë homoseksualët se po shkatërrojnë "familjen e shenjtë braziliane". Gjykatën Supreme Kushtetuese braziliane ai e akuzoi se "ka fyer Perëndinë" me vendimin e fundit në lidhje

Varfëria e fëmijëve nuk është një rrugë pa krye

Image
Pa para për lodra dhe shkollim: Fëmijët dhe të rinjtë janë shtresa më e prekur nga varfëria në Gjermani. Por varfëria kthehet në problem për të rinjtë, vetëm nëse prindërit e tyre dorëzohen para vështirësive. "Gjyshe, kam marrë dhurata të mrekullueshme", tregon Lisa* me krenari në telefon. Dhe një imitim të dobët të Barbit nga një shoqe e varfër!" Shoqja e varfër ishte Leutrime Grainca, të cilën të gjithë e thërrasin shkurt Leu. Ishte ditëlindja e Lisës dhe ajo kishte kërkuar nga Leu që për festën e ditëlindjes t'i sjellë një kukull Barbi. Nëna e Leu-s nuk e dinte se ç'ishte një Barbie dhe se ajo mund të kushtojë më shumë nga mund ta përballonte ajo. Prandaj ajo i jep vajzës dy marka dhe i thotë: "Mirë shko e bleja shoqes tënde kukullën." Por një kukull origjinale e Barbit kushtonte në atë kohë, mes viteve të 90-të, pesëmbëdhjetë herë më shtrenjtë. "Unë nuk kisha as për vete lodra e lëre më një kukull Barbie", sqaron sot 26-vjeçarja.

Muzika nuk lind vetëm nga instrumentat. Një vështrim nga afër tek sintetizatorët DIY

Image
Një numër në rritje inxhinierësh zëri janë duke krijuar sintetizatorët e tyre. Pjesët e qarkut dhe komponentët e tjerë ata i blejnë në Internet. DW hedh një vështrim nga afër tek sintetizatorët DIY. Sipas Anthony Norris, sintetizatori është një pajisje me voltazh të kontrolluar. Norris është inxhinier zëri që ka fituar çmime, producent dhe lektor në Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn të Australisë. "Ne i japim energji një gjeneratori të vogël që prodhon tinguj. Me anë të një qarku tjetër më pas kemi mundësi të ndryshojmë modulacionin e tingujve dhe t'i japim formë duke shtuar filtra", thotë ai. Pra një sintetizator ka nevojë për rrymë elektrike që të prodhojë më pas tinguj, që mund të ndryshohen. Pavel Sraj dhe Eliran Rubin duke ndërtuar një sintetizor Kjo pajise u krijua për herë të parë në fund të shekullit të 19-të, por u bë popullore vetëm në fund të viteve 60'. "The Beach Boys ishin të parët që e përdorën për qëllime komerciale&q

Vdekja e poetit. Pablo Neruda "zgjohet" nga amshimi për të dëshmuar të vërtetën

Image
Ka qenë vrasje? Me nxjerrjen e eshtrave të Pablo Neruda duhen sqaruar shkaqet e vdekjes. Rezultati mund të ndikojë në fushatën elektorale. A duhet rishkruar historia e Kilit? Nxjerrja e eshtrave të Pablo Nerudës (1904 bis 1973) e ka detyruar vendin amerikano- latin të konfrontohet sërish me të kalurën. Sepse hetimi shkencor i eshtrave të shkrimtarit që ka marrë Çmimin Nobel në letërsi, hetim që fillon ditën e hënë (08.04.2013) duhet t`i japë fund një herë e mirë diskutimeve për shkaqet e vdekjes së tij. Pablo Neruda ndërroi jetë më 23 shtator 1973, dymbëdhjetë ditë pas puçit ushtarak të kryer në Kili nga Augusto Pinochet. Sipas versionit zyrtar deri tani në fuqi, shkaku i vdekjes ka qenë kanceri. Por ish-shoferi i Nerudës, Manuel Araya, i cili e ka çuar poetin në spital, nuk e pranon këtë. Ai thotë se është i sigurtë e Neruda, mbajtës i Çmimit Nobel dhe kritik i regjimit është helmuar në spital me medikamente kundër dhimbjeve. Nxjerrja e eshtrave, që do të bëhet me vendim