Një Italian tregon “Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu”
Frikët e mjeshtrit të frikësKadare takohet me presidentin izraelit Ndër tre më të mirët në BallkanU shfarosën nga vullkanet? Italiani Camillo Libardi vjen në shqip me kujtimet e tij për mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogun. ‘Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu’, botuar nga shtëpia botuese ‘Naimi’, sjell të dhëna interesante për kohën e mbretit Zog. “Pas Luftës së Dytë Botërore, Italia trashëgoi nga Austro-Hungaria protektoratin mbi katolikët shqiptarë. Ahmet Zogu, pasi tradhtoi Serbinë, u hodh në krahët e Duçes tonë e, kështu, italianët vërshuan në Shqipëri dhe u gjendën përballë një qeverie dhe një populli që nuk e njihnin. Zoti Armando Armeo, konsull i Italisë në Shkodër, shprehu dëshirën që të bëja një përshkrim, në mënyrë që të merrte vesh se në ç’ujëra do të notonte. E paraqita dhe është ky, me përjashtim të përfundimit. Nuk pretendoj që të lavdërohet nga askush, vetëm të njihet e vërteta…”. Kështu shkruan Camillo Libardi në librin “Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zo