Stuhia Sandy, Nju Jorku në errësirë - bregdeti lindor i përmbytur, Obama shpall "katastrofave madhore"
Presidenti Barack Obama shpalli gjendjen e "katastrofave madhore" në shtetet Nju Jork dhe Nju Xhërzi, ku stuhia e madhe Sandy dëmtoi rëndë rajonin, duke përmbytur rrugët në nivel të ulët dhe duke ndërprerë rrymën elektrike në pjesën më të madhe të rajonit. Shpallja e gjendjes së katastrofave në këto dy shtete nga presidenti vë në dispozicion fonde federale për të ndihmuar zonat e prekura. Autoritetet thonë se të paktën 16 veta përgjatë bregdetit lindor të Shteteve të Bashkuara humbën jetën si pasojë e stuhisë, e cila shkaktoi të paktën 65 të vdekur në Karaibe javën e kaluar para se të lëvizte drejt Shteteve të Bashkuara. Shumica e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ishin rezultat i aksidenteve automobilistike dhe rrëzimit të pemëve. Stuhia Sandy goditi mbrëmë vonë bregdetin e shtetit New Jersey me errëra deri në 130 kilometra në orë dhe shkaktoi dallgë të papara 4 metra të larta në qytetin e Nju Jorkut, duke përmbytur tunele, stacione metroje dhe sistemin elektrik që f