Posts

Showing posts from June 15, 2012

Elegji për “vagabondin” e diktaturës, Pano Taçit

Image
Iku poeti, hokatari, kryeneçi, i mvrejturi dhe shpirtzjarri. Iku, u fik ai “vagabondi” i diktaturës, poeti i burgjeve që e deshi aq shumë dashurinë. U fik bohemi i shumë vjershave të mrekullueshme. Ndoshta sendi për të cilin ka pasur mall ta ketë në botën tjetër është çibuku dhe helmi i pafikur përgjithmonë i duhanit. Pikërisht aty, në djegësirën e atij helmi buroi gjithë poezia e Pano Taçit. Ndoshta një varg nga ato të burgut do të donte ta mbante në shpirt për matanë. Për të kuptuar se sa e vështirë është liria. Dhe sa e bukur! Po ikën i pasur sa vetë bota, i ndjekur nga dhjetëra e qindra lexues që kanë librin e tij diku, poshtë ndonjë rafti, apo ndonjë flete çarçafi. Po ikën të takojë shpirtin e nënës për të cilën ai fliste aq shumë. I pasur, edhe pse nën këtë qiell një shtëpi nuk e pati dot. I mbetur jashtë si një shpend i hallakatur, shtegtar i stinëve të gabuara, Pano Taçi tashmë do qetësohet nën një peshë dheu, duke u lënë lexuesve, atyre që e deshën poezinë e tij