Posts

Showing posts from September 3, 2015

I DEHUN PREJ KETIJ MREKULLIMI

Image
Nga Albert Vataj Kjo pamje madhështore t'përshkon si një rrezatim tue t'mbush me dritën e vet përtëritëse tançka n'ty përpëlitet n'tërrin e mungimit dhe boshit. Ky asht nji eter qi shpalos tan madhështin e vet t'natyrshme, delikate dhe ngasëse, nji frymëmarrje që e ndin teksa t'përshkon me përqafjen e vet prej flladi, e t'mush me landën e kullueme ndër sy që magjepsen prej saj. Tej nën këtë poroz reshë të bardha gushti kungojnë hijshëm kreshtën e krenaris malet që e fillërojnë Shkodrën, malet qi përkundin në prehnin e tyne lirikën ngjethëse të njasaj bukurie marroke qi kalamend çdo yshtje jetësimi . Tue u përqaf me qiellin, ky ngulm ngaset me e mbush me epos krejt çka ëndja rreket me mru ndër kujtime e kallzime, këtë panoramë që shtang potërshëm. Poshtë, kridhet në ëndjen teme t’dehun prej zotnimit, si kurmi i shtatit të një vashëze, Liqeni i Shkodrës, fort e epshmja hijeshi. Me një paqti e joshje që mundet me nguc ma t’largtat harbime, qi m’li