Posts

Showing posts from November 12, 2015

Sharl Bodler, alkimisti i shpirtit, ai që mbrujti baltën dhe bëri flori

Image
Sharl Bodler (9 prill 1821 - 31 gusht 1867), është alkimisti i shpirtit, ai që mbrujti baltën dhe bëri flori Ai mbeti një ndër poetët më të rëndësishëm, krijimtaria e të cilit plazmoi gjurmët e para të modernizmit, dhe hodhi hapin vendimtar të një ndryshimi epokal në Francën që druhej nga amoraliteti dhe përpëlitej në mëdyshjet e transformimit. Ishte shekulli XVIII, e përfshirë nga shtjella historike më rrapëllitëse që koha kishte hedhur si një shtërngatë egrashe mbi kokën e poetit rebel dhe kritik fin, Sharl Bodler. Një jetë me fëmijëri të cergët, e cila do të zbonte më pas një rini dhe në tansi, një kapërcyell mes njeriut dhe artistit, plot vese të Bodlerit. Ishte Franca, padyshim ajo e artit avangard dhe e mendimit iluminist, e kolosëve të letërsisë, mbi tabanin e të cilit po ngrihej një sistem vlerash dhe shijesh estetike, ku ai kryerendte. Albert Vataj

Letra dashurije të romancierit francez Gustave Flaubert për Louise Colet

Image
Sonte nata është e ngrohtë dhe e butë; tani që po të shkruaj, papuçet e tua të vogla i kam këtu, para syve, i vështroj. Veç gëzim do desha të të ngjallja dhe me lumturi të patrazuar dhe të pareshtur të të rrethoja, si shpërblesë për gjithçka që më ke falur me dashurinë tënde fisnike. Druaj mos dukem I ftohtë, i akullt, egoist dhe vetëm zoti e di se ç'po më ngjet këtë çast. Sa kujtime! Dhe sa ëndje! Më duket që po shkruaj keq; s'po të shkruaj asgjë nga ato që dua të të them. Frazat e mia përpiqen si psherëtima; për ti kuptuar ato duhet mbushur ai boshllëk që ndan njërën nga tjetra; do ta bësh apo jo? A do të ëndërrimesh pas çdo shkronje, pas çdo shenje shkrimi? Si unë, që duke vështruar papuçet e tua bojë kafe, përfytyroj lëvizjet e këmbëve tua tek i veshin ato...shamia është ende brenda... ..A e di ç'po mendoj? Fytyrën tënde të zbehtë e serioze, kur ti rrije përdhe, mbështetur mes gjunjëve të mi...dhe llambën! Mos e thyej, lëre; ndize çdo mbrëmje ose më mirë në

Albert Vataj dhe Flor Nuhu, kolegë dhe miq, përtëritje e përvojës dhe mirësisë

Image
Ai është një djalë i ri dhe i papërtuar në punë, por mbi të gjitha është shumë interesuar për përvoja jetësore, tematikë për të cilat flasim ndërsa impenjohemi për angazhimin e përditshëm profesional. Në përvojën time afro 20-vjeçare në shtypin e përditshëm, kam patur një marrëdhënie të mrekullueshme me kolegët, me të cilët na ka bashkuar dhe na ka ndarë angazhimi në media. Me ta kam këmbyer veç përvojës profesionale dhe asaj kulturore, edhe përvojën jetësore. Kjo e fundit duket se për ta ka patur vlerë, sepse edhe sot, kur një pjesë prej të cilëve që kam punuar në gazeta, kanë ç'të tregojnë, bisedat, e pse jo dhe këshillat. Unë i falënderoj dhe i jam mirënjohës sepse nuk kanë reshtur së kujtuari, së përmenduri, së vlerësuari. Nuk ka qenë vetëm mosha ime ajo që më ka avantazhuar në këto marrëdhënie, në këtë shoqëri, në këtë rritje profesionale, por dhe dashamirësia për të qënë gjithnjë pranë tyre, kur ata kanë patur nevojë, kur atyre u duhej t'i zgjatej një një dorë

"Vajza shqiptare" e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje

Image
Piktura “Vajzë shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet e galerisë së punëve të piktorit. Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë në prarim i tendosur të gjendjes. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin.