Posts

Showing posts from November 9, 2013

Harresa dhe heshtja që rrethoi një pjesë të letërsisë sonë

Image
Mark SIMONI Para njëzet vitesh udhëtova për në Agrixhento, në jug të Siçilisë, për të vizituar shtëpinë-muze të Luigji Pirandelos, (me varrin e poetit në oborrin përpara saj), dhe për të mësuar diçka rreth letërsisë së këtij autori të madh. Kjo rrugë më bëri të has në një libër shumë interesant, “Popolo, lingua e letteratura albanese”–Prof Papas Gaetano Petrota” botim i vitit 1932 në Palermo; një studim pothuaj shterrues i periudhës para viteve ’30 përsa i përket letërsisë shqipe, dokumentave gjuhësor të saj, letërsisë popullore dhe studiuesve te huaj që qenë marrë me të, letërsisë së kultivuar, shtypit periodik shqiptar (1848-1930), si dhe studimet shqiptare rreth gjuhës dhe dialekteve të shqipes, alfabetit, gramatikës, fjalorëve, etnografisë nga 32 studies e hulumtues të huaj. Diku qenë dhe disa shkrimtarë që më vonë as i kishte përmendur kush. Të lënë në harresë, të padëgjuar anjëherë, të rrethuar me heshtje. Kështu kishte ndodhur me një pjesë jo të vogël të historisë së l