Posts

Showing posts from May 17, 2012

Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore ne Shqiperi

Image
Martesat e hershme ishin shume te ndryshme nga ideja e sotme e martesave. Paraardhesit tane primitive qendronin bashke per tu mbrojtur dhe per te mbijetuar me shume, sesa per te krijuar lidhje te kuptimshme. Dhe, ne momentin qe numri i tyre ishte i sigurte, njerezit primitive formuan tribu, te cilave u qendronin shume besnike. Disa historiane besojne se martesat e para kane qene grup-martesash, qe duheshin kryer detyrimisht brenda tribuve. Dhe, pak kohe me vone, burrat dhe grate filluan te qendronin bashke dhe formuan familjet e vecanta. Qe nga ajo kohe, martesa nuk kane qene gjithmone nje ngjarje e lumtur. Dhe, pikerisht prej rivalitetit te tribuve, shpeshhere grate dhe femijet grabiteshin ose rrembeheshin. Qe kur brenda tribuve ishte e ndaluar te martoheshe brenda klanit, atehere grate rrembeheshin dhe ishin te detyruara te lidheshin ne martese me te huajt qe i kishin rrembyer. Historianet, i referohen shpesh kesaj periudhe, qe ishte pjese e kohes

Agron Tufa: Shakaja e të qenit edhe intelektual, edhe i pavarur

Image
Agron Tufa Eshtë hera e dytë brenda pak ditësh që z. Fatos Lubonja më akuzon nëpërmjet një ftese apo më fton nëpërmjet akuzash për një debat publik në lidhje me rolin kritik të intelektualëve ndaj partive politike. Nuk e di pse më ka zgjedhur mua si “intelektual” që përfaqësoj këtë ndjeshmëri publike, pasi stihia ime është letërsia e deri diku ideologjia me të cilën lidhet letërsia. Por jo politika! Atë më mirë se unë mund ta përfaqësonin politologët apo politikanët që e ushtrojnë teorikisht apo praktikisht si profesion. Megjithatë, e pranoj ftesën, por z. Lubonja duhet të pranojë kusuret e kësaj zgjedhjeje, sepse unë do të flas si të më teket, brenda lirisë sime. Mirëpo, në të dyja rastet, shtrimin e kësaj çështjeje dhe zgjedhjen e diskutantit. Lubonja e bën duke akuzuar, shpifur e përlyer imazhin tim – pikërisht personin që e fton në debat. Duke vepruar në këtë mënyrë damkosjeje, ai hap një hendek të thellë pabarazie me personin që akuzon dhe, pë

Aforizma – Faik Konica

Image
Sa lehtë përdorë njeriu fjalë të mëdha për të mëshehur nën ‘to intriga e për të shfrytzuar zëmrime të veçanta. (Albania, nr.1, 1897) Për të gjykuar mirë një njeri që ka pjesë në histori, duhet t’a gjykojmë jo mbas mendimeve të kohës së sotme, po mbas kohës ku ay vetë u rrit, u suall e roiti. (Albania, nr.2, 1902) Nuk thom se jeni shqiptar të liq, po pse doni të gjykoni punëra që s’i dini. (Albania, nr.2, 1902) Le të shkruajnë të gjithë sa të munden, le të dalin mijëra artikuj e qindra libra; e, me kohë, n’ato shkrime do të ndodhen sa që do të kenë një vlerë letrare të vërtetë, që do të mbeten kur të harrohen të tjerat, e që do të jenë shtyllat e para të një letrature kombëtare. (Albania, nr.4, 1902) Koha kur rojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara dhe përpara dhe përpara duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë mëndore të tyre. (Albania, nr.1, 1909) Njerëzit e paditur, në

AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790)

Image
Një fshatar midis dy gjyqtarëve është si peshku midis dy maceve. Një ndërgjegje e mirë është një Krishtlindje e pafund. Një perandori, si një tortë e madhe, është më e lehtë të kafshohet anash.   Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.   Një kokëtrashë i shkolluar është më kokëtrashë se kur është injorant.   Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar. Një njeri i mbështjellë në vetveten është një deng shumë i vogël.   Një vend për gjithçka, gjithçka në vendin e vet. Një e çarë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.   Admirimi është fëmija e injorancës. I gjithë njerëzimi është ndarë në tri klasa: ata që janë të palëvizshëm, ata që janë të lëvizshëm, dhe ata që lëvizin.   Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.   Duke dështuar së përgatituri, ju po përgatiteni të dështoni. Asgjë nuk është e qartë në këtë botë përveç vdekjes dhe taksave.   Kënaqësia i bën të varfërit të pasur, pakëna

Gegnishtja, gjuha e përdhunueme, standardi nuk e bashkon popullin e përçan

Image
Marian Z. Shestani Gegnishtja asht problem gjuhësor i unitetit të kombit, për aq sa i takon gjuhës të jetë. Si dukunia ma kryesore dhe evidente e identitetit të kombit. Dhunimi i randë i gegnishtes në Standardin e 1972-shit, deri në mohim e perjashtim të plotë të saj, ja, ky asht problem gjuhësor i unitetit të kombit. Dhe jo shmangjet dhe mosrespektimi fanatik i atij standardi që, ma në fund, duhet me u kuptue e me u pranue se nuk mundet me qenë Standard perbashkues, pa praninë e mjaftueshme e të domosdoshme të shumë elementeve të gegnishtes, të cilat atij, padrejtësisht e fatkeqësisht i janë mohue. Pa praninë e këtyne elementeve, në ato permasa që imponohen shkencërisht e sociolinguistikisht, konsensusi gjuhësor i kombit nuk ka me gjetë kurrë prehjen e nevojshme, të domosdoshme e jetike per një komb. Siç nuk po gjen prehje në vazhdimësi ende sot, kur problem i Standardit të pakonsoliduem, ky “organ” që nuk po pranohet të “transplantohet” në trupin gjuhësor të

Fjalimi i At Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes (1919)

Image
Gjergj Fishta në Paris Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Ekrakeraunve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të rime me gjak njeriu, në ato shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, në namë e në za në histori të fiseve dhe të kombeve. Sot kjo familje asht shue. Marrë përbri prej tallazeve të luftave të gjata e të pandame, ajo u përpi dhe u zhduk përbrenda gërmazave të pangishëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi ma, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbramë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për me pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme. Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzi

A me anarkista, a me hekun dorë prej çashtjes kombëtare?

Image
Anton Harapi Tash sa kohë publiku shqip kaq i pafat ka pritë me ndie nji fjalë prej meje. Megjithëse parashoh se do të kuptohen keq dhe do të komentohen ndoshta edhe më keq, due t’ia çoj në vend dishirin: due ta thom fjalën t’eme. Por, vall shka të thom, kurse me fjalë jemi ngi? A kemi kund ndodhi nji punë të mbar, pse sa për fjalë të bukura nuk jemi ngusht aspak! 1-      Ja, pra, se nji punë e parë u ba: mbas sa muejësh anarkije, sa të frikëshme aq edhe të rrëzikshme sot mirë a keq kemi nji Këshillë të Naltë, kemi nji Parlament, kemi nji Qeveri, kemi nji auktoritet shqiptar. Këtë vepër dikush e shikon me sy të mirë, a me sy të keq, aq sa edhe miqtë e dashamirë të minj mrritën me thanë: Shka iu desht Pater Antonit me ia hy kësaj pune? Këtyne due t’iu përgjegj, jo si zyrtar por si mik, jo për të përligjë veten por për të ndritun mendimin t’em të tyne. Më rren mendja se nuk ka zog shqiptari qi të mendojë se unë e mora këtë barrë për kulltuk, për interes a për n

“Mein Kampf” dhe “Manifesti” si libra

Image
Ardian Ndreca A ka ndonji njeri që mendon se themeli i krimeve të komunizmit qëndron në nji libër si “Manifesti i Partisë komuniste” i vitit 1848? Dhe a ka ndonji që kujton me të vërtetë se po të mos ishte shkrue dhe botue në vitin 1925 Mein Kampf -i i Hitlerit bota do të kishte shmangë tmerret e nazizmit? Për me iu përgjegjë këtyne pyetjeve nji pjesë e shqiptarëve as që e ndien të nevojshme me i pasë lexue ma parë këto libra, prandaj edhe opinioni i këtyne mund të hidhet shumë lehtë mbas krahësh si i padobishëm. Prej personave që i kanë lexue të dy ato libra do të merrja ma seriozisht opinionin e atyne që shprehen o pozitivisht o negativisht për të dy njiherit. Për ata naivë që mbasi i kanë lexue kujtojnë se të këqijat në histori vijnë prej nji libri, shmangia e të zezave do të ishte mjaft e lehtë: do të konsistonte në djegien dhe në ndalimin e atij libri. Sa libra antinjerzorë, ekstremista, minues vlerash, imoralë, shkatrrimtarë dhe të rrezikshëm janë bot