Shtrëngatë mbi lumë_Dino Buxati
Nga Dino Buxati Kallamat e ujit, barishtet buzë bregut, kaçubat e vogla prej shelgu si dhe pemët e larta, panë asaj të diele shtatori një zotëri plak, të veshur krejt në të bardha. Shumë e shumë vite më parë, - vetëm trungjet më të moçëm e mbanin pakëz mend, - një i panjohur nisi të peshkonte aty në atë kthesën e vetmuar të lumit, ku ujërat rrjedhin më të qeta. Ai vinte të kremteve, kur bënte mot i mirë. Një ditë ai nuk erdhi vetëm: bashkë me të ishte një fëmijë, që dëfrente korijeve dhe kishte një zë të ëmbël. Vitet kaluan si pa u ndierë. Zotëria plakej e thyhej gjithnjë, ndërsa fëmija rritej e lulëzonte. Më në fund, një ditë pranvere, zotëria plak s u pa më. Erdhi ai djaloshi, i cili nisi të peshkonte fillikat. Pastaj koha bëri punën e vet, - ikte e ndryshonte. Djaloshi, që me sa dukej nuk harronte të vinte, e humbi atë zërin e ëmbël, sepse edhe ai filloi të plakej e të gërmuqej. Një ditë edhe ai erdhi vetë i dytë. Kjo është një rrëfenjë që ska të sosur, pas së ci