Fushëbeteja e buxhetit
Michael Spence Secili shtet ka versionin e vet të kontratës sociale që definon të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, rolin e shtetit, dhe idenë e gjithëpërfshirjes. Politikat më të suksesshme publike dhe zgjidhjet fiskale janë ato që prihen prej vlerave që mishërohen në kontratën sociale, por që gjithashtu përshtaten varësisht prej ndryshimeve demografike, teknologjike dhe rrethanave globale Milano - Ekonomitë e botës së zhvilluar, prej të cilave ajo e Shteteve të Bashkuara është më e gjera dhe sistematikisht më e rëndësishmja, përballen me një seri të zgjidhjeve të vështira politike dhe sociale. Propozimi i buxhetit i presidentit Barack Obama pranon dhe adreson këto zgjidhje në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe plotësisht për herë të parë në kohën e paskrizës. Propozimi i Obamas është një dokument i rëndësishëm, i ndershëm dhe politikisht inkurajues. Debati që do të pasojë me siguri se do ta përcaktojë nëse SHBA-ja do të devijojë drejt një kauze gjithëpërfshir