Çarls Dikens, gjeniun që e ktheu në mit fëmijëria e vështirë
Nga Albert VATAJ Librat e tij, si pakkujt tjetër, priteshin me padurim dhe lexoheshin si tekstet e librave të shenjtë. Peridha viktoriane do ta kosideronte atë si më përfaqësuesin më të denjë. Një popullaritet si ai mund ta gëzonte përgjatë historisë së letërsisë, vetëm Viktor Hygoi. Eshtë fjala për Çarls Dikens, gjenu që e ktheu në mit fëmijëria e vështirë. Sot 203 vite në të ikur, lindi Charles Dickens, John Huffaker (7 shkurt 1812 - 9 qershor 1870). Ai ishte dhe kaploi amshueshëm shkrimtarin më të shquar anglez, panteon prejnga nuk do ta ulte dot kurrnji rrëmet përtëritës dhe ndryshesash të botkuptimit dhe botkumtimit letrar. Ai gdhendi me daltën e pasionit dhe sprovën idhnake të fëmijërisë personazhet emblematike të shpërthimeve imagjinare, për të mbetur romancieri më me popullaritet i periudhës viktoriane. Dikens në vetve mishëronte një identitet shumë kompleks, me dritë-hije dhe shtresuar nëpër terrene gjithnjë të çaprazta. Ai ishte si në kaleidoskop i kohës dhe