Posts

Showing posts from February 13, 2014

Immanuel Kant, kumtuesi nistor i filozofisë moderne

Image
210-vjetori i vdekjes së filozofit, Immanuel Kant, kësaj embleme të fillesës së filozofisë moderne Nga Albert Vataj Mendimi filozofik ka të themeltë kjartësinë, dritën që dyndët me shpërn da terrin që ka ngërthy njeriun nëpër ndërkohje të herta, kur ai ngucatej nga mendimi dhe çorollepsej prej mëdyshjeve. Kësisoj, kjo pamje do të ishte e dendur në pikëpyetje pa kumtimin që mëkoi gjenialiteti kurajoz i Immanuel Kant. Tash 210 vjet më parë, e mori atë yshtja e amshimit, pikërisht më 12 shkurt 1804 duke mërmëritur "kjo është e mira" (Es ist gut). Vrastari i këtij gjeniu të pamatë të mendimit, ishte një formë e "coma vigil", një grabitës gjumi. Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e "Kritikës së arsyes praktike": "Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua". Kujtohet në të përgjithmonshmen, ndër mendimtarët e arsyes së kulluar dhe shtresimi më i qenësishëm i filozofisë gjermane dhe asaj t’përbotshme. Immanuel Kant u lind më 22 pril