Shuhet njeriu që inspiroi protestat kundër dashurisë për paranë, ai që shkroi manifestin: . “Time for Outrage” (Koha për zemërim)
Në moshën 93-vjeçare vdiq një njeri që diti të ishte nismëtar i një stuhie shoqërore. Ai guxoi dhe i’a doli të ngrinte në këmbë një gjenerat që ndjehej e kërcënuar nga inercia që kishte marrë ethja e parasë në shoqërinë e sotme. Stephane Hessel i Francës ishte njeri me shumë talente. Si spiun i Rezistencës Franceze, ai mbijetoi në kampin e nazistëve në Buchenwald duke përdorur identitetin e një të burgosuri francez që ishte i vdekur. Si diplomat, ai ndihmoi të shkruhet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara. Dhe në moshën 93-vjeçare, pas një jete të mbarë por relativisht anonime, ai publikoi një broshurë, për të cilën edhe ai vetë kishte pritur se do të ishte pak më shumë sesa një projekt i kotë. Por ndodhi e kundërta. “Time for Outrage” (Koha për zemërim) u shit në miliona kopje gjithandej Evropës, duke e shfrytëzuar pakënaqësinë popullore ndaj kapitalizmit dhe duke e transformuar atë në një intelektual superyll brenda disa javësh. I përkthyer n