Posts

Showing posts from December 6, 2013

BE pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza

Image
Shtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit. Ky ishte vendimi i ministrave të brendshëm në takimin e fundit në Bruksel. Kjo masë është marrë me qëllim që të zvoglohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmirret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar. Gjithnjë e më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Shumë prej azilkërkuesve janë romë, të cilët llogariten si refugjatë ekonomikë dhe jo të ndjekur politikë, që është parakusht për marrjen e azilit. Autoritetet gjermane i refuzojnë pothuajse të gjitha kërkesat e këtilla. Si një prej shkaqeve përmendet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nga vera e vitit 2012 për rritjen e të dhënave sociale për azilkërkuesit. Mu