Posts

Showing posts from June 26, 2014

Telefonata e keqkuptimit për statusin e Shqipërisë, kandidat për antarësimin në BE

Image
Nga Albert Vataj Ora sapo kishte kaluar 22:00, kur kolona muzikore e këngës "Mall" e të madhit Frederik Ndoci, tingëlloi në celularin tim. U zhvendosa me praninë time fizike dhe këtë jare shkodrane, për t'iu përgjigjur telefonatës në atë orë mbrëmjeje. Më merrte një i afërmi im. Hajër thashë, në këtë orë.   Një "Alo" e imja e alarmuar iu përgjigj zërit të ngeshëm që vinte nga ana tjetër dhe zhaurimës që depërtonte nga ambienti prej ku ai telefononte. Pasi u sigurova se telefonata nuk kishte përmbajtje haberesh të këqija, mora frymë thellë dhe me një lloj bezdie, iu drejtova për të mësuar se për çfarë më telefononte. Për pak sa e harrova se ishte mbrëmja e dehjeve të marrjes së statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe Botërori "Brazil 2014". "Desha të të pyes, - më tha, - nëse marrja e statusit na lehtëson mundësinë e lëvizjes në vendet e BE për një afat më të gjatë se 90-ditor, të drejtë të cilën shqipta