Vetvetja, si qënje së brenshmi dhe së jashtmi
Persiatje filozofike Nga Albert Vataj Vetja jonë nuk është një koncept filozofik i sofistikuar. Ajo është një formë shprehje e realitetit personal, vetvetor. Pika e thyerjes së këtij dimesioni qenësor është pikërisht aty ku vetëdija joën ka rol bashkues për të dukshmen dhe të padukshmen. Pikërisht aty ngjizet sfida. Jo tjetërkund ne përballemi me atë që jemi dhe duhet. Është një trajtë e shumëformshme së brendshmi, duke mbetur rreptësisht e pandryshuar së jashtmi. Si pa kuptuar vetja jonë shumëfishohet. Ajo e bën këtë, duke ruajtur besnikërisht vetveten, atë vetvete që shihet. Vetëm atë. Tjetërqysh ajo shpërfaq shprehje përgjatë rrugetimit për të përmbushur misionin. Vendosmeria për të ruajtur të pandryshuar vetveten, është një karakteristikë dalluese. Ndryshimet rrethanore, e bëjnë këtë së brenshmi nesh. Aty është e pamundur të hyhet. Madje, edhe vetvetja e ka të disiplinuar këtë mundësi. Shpesh, ose në të shumtën e rasteve, vetvetja është e painteresuar të shohë mund