Posts

Showing posts from February 5, 2022

Albert Vataj: Cila është marrëdhënia dhe qëndimi i Artur Shopenhaur me gratë dhe për gratë

Image
Në qoftë se bota ka lindur nga një trill i Zotit, atëherë gruaja është qënia tek e cila krijuesi më i lartë ka dashur të paraqesë si më mirë anën e paparashikueshme të natyrës së saj misterioze. Që nga kohët e lashta marrëdhëniet ndërmjet filozofëve dhe grave kanë qenë karakterizuar nga një “misalliance” (martesë e pabarabartë) e pandreqshme. Duke vështruar historinë e mendimit filozofik në këtë perspektivë të krijohet aty për aty përshtypja se filozofia gjithmonë ka qenë e do të jetë një çështje vetëm e meshkujve. Marrëdhëniet e vështira me figurën amnore janë, me sa duket, në zanafillë të urrejtjes së grave dhe të përfytyrimit të pambrojtshëm, gati grotesk të gruas që Shopenhaur mëton. “E marrin martesën vetëm si institute asistence. Kur im atë, i mjerë e i sëmurë përfundoi i paralizuar në karrike, do të qe braktisur fare sikur për të nuk do të ishte kujdesur me dashuri një shërbëtore plakë. Zonja e madhe, nëna ime, jepte pritje, kur ai po shuhej në vetmi, ajo dëfrentë kur ai vuante

Albert Vataj: Klithma nuk gjen dot qiell për ta shakadarë shtazën e varrueme të trishtimit

Image
  Arti, nëpërmjet formave të saj shprehëse, arrin si asnjë ngucamë tjetër të kumtojë britmën më therse që e përshkojnë sytë, e end dhimbja dhe e materializon gjenialiteti i piktorit. Lotët nuk janë balsam për plagët. Dhimbja nuk është ai tehu i mprehtë që na tëjpërtejë kurmin. Klithma nuk gjen dot qiell për ta shakadarë shtazën e varrueme të trishtimit. Është paleta e piktorit, është vëshrimi i tij ngulmëtar, ai që depërton përmes kohëve e dritave, dhe rrëmon atje në skutat më të terrta, dhe e nxjerr prej andje dhimbjen prore, atë që na përtërinë ndjesisht shpirtin, shpirtin e fikur të njeriut modern, për ta vënë përballë të drejtës për të ndjerë, për të jetuar, për të zgjuar njeriun, njeriun që po jep shpirtë brenda tij. Albert Vataj

Albert Vataj: "Frederik Rreshpja, që s'e kuptuam kurrë", ndërmendja që e skaliti lirikun në ma t'ndritshmin yll

Image
Përsiatje për librin e Petrit Palushit-Nga Albert Vataj "Nuk pati asnjëherë kohë, njëfarsoj të butë për të, madje ajo qe tejet cinike, por shfajësimi i pakët i yni është se, dokurdo do të shfaqet e plotdritshme dhe e kthjellët koha mbijetuese e sahershme, koha e poezisë së tij", kumton shkrimtari Petrit Palushi për njeriun dhe lirikun modern Frederik Rreshpja, të cilin s'e njohëm e s'e kuptuam kurrë. Shumëkush që është orvatun me na tregu vdekataren jetë, ndryshe ngase e ka kallzu poeti Frederik Rreshpja për të andshmin Petrit Palushi, duket se i ngjan më shumë një maske që rri e varun diku në mur, në pritje për me gjetë fytyrën që ka nevojë për të. Kapërcyelli i 11-12 nëntorit 2005 në Kukësin e stolisun egrashe mes malesh, shplojnë përmes ndërmendjes pranverën e velun të një jete, siç ban dielli kur shkrin borën tinzare të funddimrit. Palushi na e solli mrekullisht testamentin e poetit Rreshpja, nji testament që shpalohej qetë-qetë. Prolog "Ftoma dhe idhtaja e k

Albert Vataj: Ti grua zemërthyer, duhet të besosh te dashuria, edhe pse ajo gjithnjë...

Image
Ti grua me zemër të thyer, ti që ke zhbërë ngjyrash gjithçka sheh dhe shterruar ndijimi gjithçka prek. Ti që vuan nga një dashurie e humbur, një mantel të errët vetmie ke hedhur supeve, si për një solemnitet pikëllimi dhe frike. Je strukur në një kthinë të botës, asaj të tashme që akuzon. Qan dhe vetëm qan. Të duket se askujt nuk i djegin lotët e tu, askush nuk rënkon nga dhimbja e dhimbjes tënde, askënd nuk kafshon trishtimi i trishtimit tënd. Për fat të keq, askujt nuk i beson, qoftë dhe të ndash copëzat e kësaj trishtimi përmes nevojës për të folur, për të sharë dhe mallkuar, për të akuzuar dhe për të bërë me faj veten dhe gjithkënd tjetër. Rri ashtu strukur në heshtjen tënde, duke dëgjuar pëshpërimën e fjalëve që thua nëpër dhëmbë dhe frymëmarrjen e trazuar që të shembet brenda gjoksit. Zërave që të afrohen, i mbyt me heshtje dhe përçmim. Vetmive që i bëjnë shoqëri vetmis tënde, nuk u bën vend. Dhe ashtu e ngrysur, me lot të shteruar e dihamë të mpakura, mblidhesh kruspull, si në n

Albert Vataj: "Luftëtari shqiptar" është një pikturë e bavarezit Carl Haag Carl Haag (20 prill 1820 - 24 janar 1915)

Image
"Luftetari grek" apo "Luftëtari shqiptar" (kjo është e diskutueshme), në kohën e sundimit osman quheshin "Armatoloi". Ata ishin ushtarë të parregullt grekë të krishterë, ose milici, të autorizuar nga sunduesit osmanë për të zbatuar autoritetin e sulltanit brenda një rrethi administrativ të quajtur Armatoliki. Armatolikia u krijua në zonat e Greqisë që kishin nivele të larta mosbindjeje, gjithashtu edhe në rajone që ishin të vështira për autoritetet otomane për të qeverisur, për shkak të terrenit të paarritshëm, siç janë malet Agrafa të Thesalisë, pjesa veriore e Greqisë, ku u themelua armatoliki i parë në shekullin e 15-të. Me kalimin e kohës, rolet e "armatoloi" dhe "klephtes" u bënë të paqarta, duke ndryshuar rolet dhe aleancat e tyre ashtu siç kërkohej situata, dhe duke ruajtur statusin delikate me autoritetet osmane. Ata ishin burra të armatosur që po zbatonin ligjin në të shumtën e rasteve sipas dëshirat e tyre me forcën e armëve t

Albert Vataj: “Krishti Largohet nga Pretoriumi”, solemniteti i rrugës drejt Kryqit, Hyut drejt mbretërisë qiellore

Image
Nga Albert Vataj “Krishti Largohet nga Pretoriumi”, largohet nga gjyqi fars, nga barbaria dhe mundimet, largohet duke rendur ashtu sfidues përmes teatralitetit dramatik të gjithë atyre spektatorëve, të cilët dolën nga Bibla për të hyrë në histori, dhe nga histori për t’u përjetësuar në art. Krishti është i larë në dritën qiellore dhe stolisur me petkat e bardha, në një vezullim që pikon nga lart si një breror, dritëlëshues kudo ku ai ecën, duke kundruar me dritë dhe vështrime këtë çast ku e lartësuara në qiellore dhe e ngrysura në tokësore shëmbëllehen nga artisti me një ligjërim virtuoz shprehës. “Krishti Largohet nga Pretoriumi”, madhështohet në shpirtin përfytyrues të piktorit francez, Gustave Doré. Të lë pa frymë ndërsa e kundron këtë pikturë, një prej të panumërtave qasje të piktorëve, për ta përjetësuar Jezu Krishtin në formën më magjepsëse të artit, pikturën. Jam i sigurt që keni parë shumë e shumë penelata që kanë mrekulluar me dritë dhe ngjyrë, udhën drejt kryqëzimit, por kjo