Posts

Showing posts from February 18, 2014

Mikelanxhelo i perëndishëm dhe misteri tokësor i krijimit

Image
Tash, 450 vjet nga vdekja e piktorit, skulptorit, arkitetkit dhe poetit të rilindjes italiane, Mikelanxhelo Buonaroti Nga Albert Vataj Kurrnji mëdyshje nuk orvatet më iu qas të drejtës së sekujt për ta konsideruar Mikelanxhelon, i perëdishëm. Veprën e tij shëmbëllen kumtin e tokësores, ngasun prej dalldisë së krijimit nga fryma e shenjtë. Gjithëpoaq, pakgjë e punës përgatitore, lënda jetësore të këtij mjeshtri të penelit dhe daltës ka mbëtur, në ndërkohjen e tij, e më së paku, në dëshmimin e të tashmes. Si çdo gjeni tjetër i asaj ndërkohje, i mëhershëm ose i mëpastajm, një mantel misteri u rri përmbi. Mëdyshje dhe hamendjet, munden sakaq me e thur cohën e tyne të njëmendtë, me kast me e mbulu krejtçka deri te kurorëzimi i veprës. Behin saora turlilloj sajesash dhe qëmtesash, të cilat duke u sendërtu përplot ojna e gajle, e turbullojnë pa mund të tashmen e të lëkundurve në besi. Nëse për Shekspirin nuk nguruen prej atyne shërbestarëve të dyshimit, që tuj hedh baltë mbi krijimt