Posts

Showing posts from August 4, 2015

Kompozitori i madh gjerman Ludvig Van BETHOVEN dhe abati Gelinik

Image
* Në atë kohë ishte në Vjenë një muzikant i dëgjuar, abati Genilik, që populli e pëlqeu dhe ishte entuziast për pianon e tij aq të pastër, aq të shndritshme dhe aq të bukur. Një herë në shtëpinë e një miku, tha se atë mbrëmje do të shkonte të luante në piano në publik dhe do të maste forcat me një pianist të ri të panjohur. Duke dalë, i sigurt si gjithnjë, thirri: -E, po nuk bëjmë salsiçe! Të nesërmen miku e pyeti se si shkoi mbrëmja muzikore. - Aha, - thirri i ligështuar abati, - do ta kujtoj deri në varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dëgjuar kurrë një interpretim të tillë. Improvizioi ashtu si di të bëjë vetëm Mozarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, që ne nuk i kemi ëndërruar kurrë. Miku u bë shumë kurioz dhë pyeti se si quhej ky pianist i ri. - Është një i ri me trup të shkurtër, i shëmtuar, i zi, me një fytyrë kryeneçe. Quhet Bethoven.

Xhorxh Gordon Bajroni dhe bëmat paranojake të xhaxhait të tij

Image
* Kur Bajroni ishte fëmijë jetonte në kështjellën e xhaxhait të tij plak. Atij i kishte hipur në kokë që të mos i jepte asgjë trashëgimtarëve. Për këtë kishte vrarë shtatëqind drerë në parkun e tij, kishte prerë pyllin e tij të madh, por nuk ishte mjaftuar me kaq. Xhaxhai bënte lloj-lloj marrëzirash. Ngrihej natën dhe hapte portat e kanaleve të ujit, që të dëfrehej në mëngjes duke parë përmbytjen e gjithë fushës dhe shkatërrimin e kulturave bujqësore. Në një liqen të vogël që ndodhej në pronat e tij, kishte ndërtuar një mur me gurë dhe një flotë të vogël me barka. Kalonte ditë të tëra duke u dëfryer me bombardimet që i bënte flotës, e cila komandohej prej shërbëtorit të tij. Herë të tjera organizonte garat e bulktheve dhe ngacmonte me gjemba ata që nuk ecnin shpejt. Ky xhaxha i marrë ishte titulluar i Par dhe vetëm pas vdekjes së tij Xhorxhi u bë Lord. Kur Xhaxhai plak vdiq, Xhorxhin e vogël e njoftoi mësuesi i shkollës dhe i shpjegoi se tashmë ishte lord. Pastaj u dha një pritje

Si katandiset fama e shkrimtarit sipas Honore de BALZAK

Image
Balzaku po ankohej një mbrëmje bashkëbisedimi me miq, për mjeshtërinë e shkrimtarit, që, sipas tij, nuk shpërblehej mirë dhe nuk jepte kënaqësinë e nevojshme. - Po lavdinë, - tha një ndër bashkëbiseduesit, - lavdinë nuk e përmendët fare. - Lavdia? - u përgjigj Balzaku, - ta dini si katandiset lavdia e një letrari dhe filloi të rrëfente: Një herë kur ndodhesha në Rusi, nisi të rrefente shkrimtari madh, isha i ftuar në një sallon. Në çastin e hyrjes një zonjë po shërbente çajin dhe kishte në dorë një tabaka me filxhanë. Porsa shërbëtori përmendi emrin tim, zonja thirri: “Zoti Balzak” dhe lëshoi për tokë tabakanë me gjithë filxhanët, nga emocioni. * Balzaku punonte intensivisht. Mesatarisht ai shkruante, rishkruante, korrigjonte më shumë se se dhjetë orë në ditë. Një herë shkon për ta takuar Rosini, i cili duke e njohur mirë jetën që bënte romancieri i shquar francez, i tha mjeshtrit: - Si mund t’i qëndroni kësaj lloj jete, duke punuar kësisoj për vite të tëra. Edhe

Aleksandri i Madh, oferta e refuzuar e një sundimtari dhe përballja epike me Darin e Persisë

Image
* Përpara betejës së Arbelës (beteja e Arbelës 331 p.e.s. qytet i Asirisë së lashtë, ku Aleksandri mundi Darin e III të Persisë), Dari i bëri të ditur Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t’i dhuronte gjysmën e mbretërisë së tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte: - Në qoftë se unë do të isha Aleksandër, do të pranoja - tha Parmenioni. - Edhe unë, - tha Aleksandri, - do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam mbret, nuk jam tregtar. * Dari kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij pranë qytetit Arbela. Natën para betejës, Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan. Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas. -Po si është e mundur, - i thanë, - që t’i të flesh kaq i shkujdesur? -Sepse më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t’i shkatërroj krejt atë. * Gjenerali Polis

Arkimedi dhe fundi idiot i një mendje të ndritur

Image
* Romakët u futën në Sirakuzë papritur e pakujtuar. Arkimedi ishte në atë kohë aq i zhytur në mendime për zgjidhjen e një problemi gjeometrik sa që nuk po merrte vesh asgjë. Një ushtar u fut në shtëpinë e tij dhe me shpatë zhveshur në dorë shkoi deri në dhomën ku po punonte. Arkimedi iu lut ta linte të qetë deri sa të kryente veprimet që kishte në dorë. Pastaj u zhyt prapë në punë pa u kujtuar fare për ushtarin që i rrinte në këmbë. Kurse ai, pasi e kishte ngacmuar disa herë që të ngrihej, e humbi durimin dhe e shpoi me shpatë.