Verdi, romantiku ngadhnjimtar i shekullit të XIX
Nga Albert Vataj Giuseppe Verdi, kompozitori italian në 200-vjetorin e lindjes Sot bota ndal vërshimin e vet të duhishëm dhe prej mbamëndjes ngjiz kujtimin e një përulësie shugurues të korifeut të Apenineve, kompozitorit dhe mjeshtrit të madh, Giuseppe Verdi në 200-vjetorin e lindjes. Ai ishte dhe mbeti i plazmuar si një prej dy majave që rrokaqiellin me famë dhe madhështi eterin operistik të shekullit XIX. Viti 2013 ishte një vit kujtese për atë që do të skaliste në memorien e brezave shtatoren më të lartë të kumtimit mjeshtëror të një shekulli. 200 vjet në të ikur e naltësuan në apogje këtë figurë emblematike. Gjunjëzohemi sot, besimplotë para kujtesës për këtë gjeni tokësor të operas italiane dhe botërore. Përbashkohemi krejt tok në këtë mbamëndje. Se kjo magji ngas në vetëdijen tonë artistike nderim të njëzëshëm, për Giuseppe Verdin, ateistin romantik, patriotin garibaldin, ngadhnjyesin vagnerian. Ngadhnjimtari i Apenineve Giuseppe Verdi, italian kryekëpu