Posts

Showing posts from August 4, 2012

Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t'i mbajë nën kontroll ndjenjat dhe instiktet

Image
Ki guxim... ...t'i shërbesh arsyes tënde! Këtë ka kërkuar Immanuel Kant (1724-1804). Filozofi i famshëm e përkufizoi Iluminizmin si "daljen e njeriut nga papjekuria e vetvetes". Për të qenë i lirë, njeriu duhet të ndjekë rrugën e arsyes dhe t'i mbajë nën kontroll ndjenjat dhe instiktet. Gottfried Wilhelm Leibniz Iluministi i hershëm, Leibniz (1646-1716) konsiderohet shpesh si dijetari i fundit universal. Që para Kantit ai formuloi një maksimë të rëndësishme të iluminizmit: Çdo njeri i ka aftësitë për një jetë dinjitoze. Sipas tij, të gjitha virtytet e njeriut mund të zbeheshin, - vetëm arsyeja jo.   Johann Gottfried Herder Filozofi dhe shkrimtari studioi në Kënigsberg, ka qenë edhe nxënës i Kantit. Herder (1744-1803) në librin "Ide mbi filozofinë e historisë së njerëzimit" ai e sheh zhvillimin e njeriut si një maturim organik drejt humanizmit. Ai kujton se parimi i tolerancës duhet të vlejë për të gjithë popujt dhe kulturat. Gotthold Ephr