Posts

Showing posts from March 3, 2015

Narcisi, një mit, një lule dhe një kompleks

Image
Nga Albert Vataj Ajo që kanë të përbashkët kjo lule dhe kjo pikturë e John William Waterhouse, (6 prill 1849- 10 shkurt 1917) është emri Narcis. Mitologjia rreket të na dëshmojë etimologjinë e emrit, filozofia domethënien dhe bashkëkohja viktimizimin. Narcizi, na mëson mitologjia, është biri i nimfës Liriopë dhe lumit Cefis. E ëma në interesimin për jetëgjatësinë e të birit, kërkoi ndihmën e një orakulli, i cili i tha se ai do të ketë një jetë "Po kaq të gjatë sa nuk do ta njohë vetveten". Narcisi, djaloshi me bukuri të rrallë, rrëmbeu adhurimin e shumë djemve dhe vajzave, por ai gjithnjë kishte një arsye t'i largonte me një përbuzje të paepur, duke përfshirë këtu edhe nimfën e bukur Eko, e cila ishte e dashuruar marrëzisht pas tij. Ndoshta ajo nuk i dukej aspak e këndshme dhe e veçantë, ndërsa i qasej Narcisit duke e mikluar me çka të tjerët i thonin atij. Njëra nga viktimat e Nracisit, sqaron mitologjia, u kërkoi perëndive të bëjnë gjithçka që e