Posts

Showing posts from May 7, 2012

Fatet dhe misteret e Mozartit dhe Salierit

Image
Në realitet, Amadeus Mozart kishte një emër shumë më të gjatë: ishte pagëzuar me emrin Johannes Chrysostomus Wolfgangus Theophilus Mozart. Katër emrat e Amadeus e kishin veçanërisht nga një arsye qenieje MOZARTI DHE KOHA E TIJ Kompozitori, të cilin e njohim si Wolfgang Amadeus Mozart, lindi në Salyburg në orën 20 të 27 janarit 1756, nga Anna Maria Pertl dhe Leopold Mozart, dhe vdiq në Vjenë, pak më shumë se 35 vjeç, 5 dhjetorin e vitit 1791. Shkurtimisht do ta quajmë Wolfgang ose Amadeus Mozart. Qe fëmijë gjeni tipik që në moshën 4-vjeçare krijonte notat e para në pianon e të jatit, ndërsa në moshën 5-vjeçare kompozonte minuetin e parë të tij. Në janar të 1772 Amadeus ishte tashmë profesionist: vetëm 6 vjeç debutonte duke marrë pjesë në një koncert me motrën Nannerì (e cila ishte 11 vjeçe) në oborrin e Princit të Mynihut të Bavarisë. Por ai koncert është vetëm fillimi i një karriere që është frenetike. Në shtator të po atij viti, të dy vëllezërit Mozart mb

Ramadan Sokoli, kolos i etnomuzikologjisë shqiptare

Image
Prof. Dr. Sc. Akil Mark Koci Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Ramadan Sokolit po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personaliteti të shquar nga shumë aspekte, si fryt i punës kolosale shumëvjeçare befasuese, si njohje empirike, si arketip dhe prototip në eter, që sublimon jo vetëm parimet shkencore, artistike dhe estetike, por edhe vrojtimet fondamentale të moderuara filozofike? Profesorin e nderuar e kam takuar për herë të parë në vitin 1970, pikërisht më 26 dhjetor të atij viti, në Tiranë. Atëkohë, bashkë me kompozitorin e profesorin Lorenc Antoni, si përfaqësues të Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, në kuadrin e marrëveshjes për shkëmbime të ndërsjella nëmes Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, patëm shkuar në Festivalin tradicional që organizohej çdo vit, – Kënga në Radio, – njëri prej aktiviteteve të shumtë ku i këndohej Partisë së Punës së Shqipërisë, kooperativistit, shokut Enver 

ASPEKTET FILOZOFIKE DHE ESTETIKE NË SIMFONITË E BEETHOVENIT

Image
“ Beethoveni mundi të shkruajë muzikë, falë Zotit, por ai nuk mundi të bëjë asgjë tjetër në këtë botë ” – Ludwig  van  Beethoven “ Kush do ta bëjë nëse ti nuk e bën ? Kur do ta bësh  nëse tani nuk e bën ?” – Nga Talmudi Për të parën herë kam dëgjuar për emrin e kompozitorit  të madh gjerman  Ludvig van Beethovenit qysh në bankat e gjimnazit real shqiptar në Prizren, në vitet 1952-53, kur lëndën e muzikës e ka ligjëruar profesori i nderuar Gani Luboteni. Ka qënë në atë kohë profesor i ri plot entusiazëm, i butë, plot virtyte njerëzore dhe shumë dashamirës me të gjithë ne. Na fliste për muzikën, siç thoshte, “për artin më të bukur ndër të gjitha artet që ekzistojnë”. E dëgjonim me shumë vëmendje e sidomos kur interpretonte  këngët me atë mandolinën e tij magjike, jo vetëm këngë popullore por edhe kompozime të klasikëve të muzikës. Pra, në ato orë të muzikës që për ne ishin orët e një kënaqësie të papërfytyrueshme, me plot trandje, pse jo edhe orët të gëzimit, seps

ORIGJINA E MUZIKËS OKULTE – ROCK

Image
Me të vërtetë është për t’u habitur sa shumë e preokupon sot muzika brezin e ri, në mënyrë të veçantë ajo muzikë që në vete përmban mesazhe të zbehta e të errta, mesazhe të dhunës e të sekseit, mesazhe perverse të shoqëruara me videospote që i japin muzikës fuqi magjike. A ka menduar ndonjëherë dikush mbi mesazhet e vargjeve të caktuara? A ka menduar ndonjëherë dikush mbi domethënien e videofilmave që në mënyrë të patjetërsueshme gjirohen për çdo këngë? Mediat, sot, janë të pushtuara nga gjërat e tilla, kështu që edhe pushimi më i vogël madje edhe programet më serioze, ndërpriten me ndërvënien e videospoteve amorale, me dhunë dhe fund e krye perverse dhe persona të artificializuar që janë në lojë. Përse është kjo interesante për shumë njerëz që një orë program në RTV- nuk mund të mendohet pa muzikën rock dhe pa videofilmat. Thonë se shenja e parë e shoqërisë primitive është kur ajo mendon për veten se është përparimtare. Kjo shoqëri gjithësesi kështu mendon. Mirë

Kulti i së bukurës në interpretimet e Akil Kocit

Image
Nga Ndue Ukaj Kompozitori Akil Koci, me veprimtarinë e bujshme, ai ka arritur t’i japë fizionomi moderne zhvillimit të muzikologjisë shqiptare, duke mbetur njëri prej emrave me influencues të saj.Akil Mark Koci e ka vokacion dhe përkushtim jetësor muzikën, të cilën e ka krijuar për dekada të tëra dhe me shumë sukses. Si artist (kompozitor) me renome, si eseist i shquar e publicist i guximshëm, Koci është njëri nga paradigmat më interesante e më produktive të dekadave të fundit në jetën kulturore shqiptare. Me veprimtarinë e bujshme, ai ka arritur t’i japë fizionomi moderne zhvillimit të muzikologjisë shqiptare, duke mbetur njëri prej emrave me influencues të saj. Jo vetëm kaq. Koci me artin e tij, ka thyer barrikadat nacionale dhe është përfshirë dinjitetshëm në nivelet evropiane të artit mistik, muzikës. Kjo për faktin se vepra e tij ka arritur të komunikojë fuqishëm me gjuhën universale të së bukurës, për t’u bërë kësisoj referencë e rëndësishme kulturolog