Migjeni: Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër dhe e liqenit ëndërrtar...
Albert Vataj Shkodra e bukur, mëkatare, me rrugët, portat, oborret plot mister, me tregtizat, kafenetë, me kambanoret, minaret, procesionet, erotizmin e fshehtë, me bisedat pas darke, mondanitetin, lypësat, inteligjencien, çmendurinë. Ky ishte qyteti që Migjeni e donte me një “dashuri tragjike”… Shkodra ishte parajsa dhe ferri I tij. “Shkodra dashnorja e qiellit të kaltër… e liqenit ëndërrtar në të cilin, në mëngjese të kullueta lan hijen e vet. Kështu do të shkruajë për të kur ta sodiste që larg: “Këtu në këtë largësi ndjej damarët e saj që rrahin, e rrahin… edhe sikur mjeku që tharpton ftyrën kur shef se pacienti I tij ka ethe, q’ashtu edhe unë pezmatohem n’idhnim, tue pa se pulsi I dashnores seme nuk rreh siç duhet.” Shkodra ishte qendër e madhe dhe plot jetë. Një nga qytetet më të lashta në krejt gadishullin, bashkëkohëse e Romës antike. Shkodra me gjithë furtunat që I kishtin kaluar përsipër e ruante peshën dhe hijen e saj. Hijen e pushtetit të dikurshëm të padronëve të saj, derës