Sakrifikohen 9 mijë flutura për impresionin artistik të Damien Hirst
Artisti kontrovers britanik Damien Hirst është vënë sërish në qendër të polemikave të ambientalistëve pas veprave të tij të çuditshme të artit kontemporan në emër të të cilit sakrifikon mijëra kafshë. Në një prej këtyre nismave të pazakonta të artistit britanik janë sakrifikuar 9 mijë flutura, të cilat në kuadër të një instilacioni të quajtur ‘In and Out of Love’, brenda një muzeu londinez, insektet e mbyllua në një dhomë janë lënë atje për një kohë të gjatë në mënyrë që të lindin, të zhvillohen dhe më pas të ngordhin. Sipas shoqatave ambientaliste, që vazhdimisht i kanë kundërshtuar nismat e Hirst, gjatë 23 javëve të ekzibicionit të tij kanë ngordhur 9 mijë flutura. Speciet e përdoruara nga Hirst janë shumë të rralla, që vijnë nga pyjet tropikale dhe në kushte normale do të jetonin të paktën 9 muaj, ndërsa brenda instalacionit të tij arrijnë të mbijetojnë vetëm pak ditë në kushtet e një burgu pa dritare në muzeun ku artisti i ka ekspozuar si një formë arti.