Oazet e lirisë së Alush Shimës në komunizëm
Piktori 1 milion dollarësh rikthehet me ekspozitën “Territore të vogla lirie”, që rrok punën e artistit nga alush shima alush shima1 alush shimaaaavitet 1968-1973, me rastin e 70-vjetorit të lindjes Në vitin 1967 piktori Alush Shima realizon tablonë me titull “Mbreti Skënderbe”, për ta paraqitur në ekspozitën kombëtare të 500-vjetorit të përkujtimit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Vepra e tij refuzohet nga komisioni organizator i ekspozitës. Tabloja “Mbreti Skënderbe” ishte një tablo e veçantë për kanonet e artit të realizmit socialist, pasi Shima për herë të parë e çmitizoi figurën e këtij heroi, duke e paraqitur si hero-njeri-princ me veshjen e kohës (shek. XV), i pikturuar në moment meditimi, i ulur në fronin mbretëror. Është ky një moment shumë i rëndësishëm në karrierën e artistit, një moment që jo rrallë herë merret si një pikënisje për piktorin Alush Shima në shumë shkrime e studime rreth tij. Kjo është dhe pikënisja e ekspozitës që do të ç