Helidon Haliti, kumti i një penelate shpërthyese
Nga Albert Vataj Si në një kryqkalim. Shtang duke ndjerë brenda vetes ankthin e pamundësisë për të gjetur kahun e duhur për të rendur. Përthyen vështrimin e hutuar mbi syprinë, duke parë qiellin, e ndërsa syt e vakët pulit, hedh hapin dhe nisesh. Nisesh për të mbërritur me domosdo. Kjo është ndjesi që të mbërthen kur gjendesh para tablove të piktorit Helidon Haliti. Shkas për penelin e tij drejt një kumti sa të magjishëm aq dhe dhe profesionist janë; që nga mitet, legjendat, tragjizmat, ironitë e fateve, ikonat e vetëdijes tonë kombëtare, deri tek grimca e një realiteti të sëmbuar brenda shpirtit e çasteve të përflakura intime. Për të mos u ndalur as në përjetimet e fëmijërisë e mëkatin biblik, as në perceptimin e prarimit të dritës në portretin e Evave të të gjitha rracave. Penelata e Helidon Halitit rrëshqet mbi telajo me delikatesë dhe butësi si një fllad i lehtë vere mbi arën me grur, për t’u hedhur pupthi në një emocion të fortë e shpirt të trazuar me të kuqe gj