Posts

Showing posts from November 23, 2013

Valentina Lisitsa: Yll klasik i brezit YouTube

Image
Valentina Lisitsa e futi videon e saj të parë në YouTube në vitin 2007. Sot ajo është e famshme. Ajo njhet si yll klasik i brezit YouTube. Pilharmonia e Këlnit sot është e mbushur për gjysmë. Ndonjë pianist tjetër do të tërhiqte më shumë spektatorë në sallën prestigjioze. Por po të shohësh me kujdes vëren se nga spektatorët e zakonshëm të filarmonisë me flokë të bardhë dhe në gjendje të mirë ekonomike pak ka në sallë. Në vend të tyre për koncertin interesohen më shumë të rinj të veshur me xhinsa ose me rroba motorri, e madje edhe njerëz veshur sipas stilit grufti apo gothic. Shumë prej tyre kanë ardhur me lule. Disi të pasigurt, ata shikojnë përreth. Një djalë i pashëm ulur në rreshtin e dytë filmon me smartphon gruan që del në skenë. E gjatë, bjonde me flokë të harlisur, veshur me një fustan ngjyrë çiklamini: Valentina Lisitsa. YouTube e ka bërë atë të famshme. YouTube dhe karriera Pianistja Valentina Lisitsa Pianistja 33-vjeçare e shkollës ruse - ka sot pasaportë ameri

Konfigurimi i atdheut në poezinë bashkëkohore arbëreshe

Nga Alisa Velaj M.A Poezia bashkohore shqipe e arbëreshëve të Italisë formësohet në gjysmën e dytë të shekullit të XX me daljen në dritë të veprës "Burbuqe të egra" (1946) të poetit Dushko Vetmo. Nga ajo kohë e deri më sot, prej këtyre ngulmimeve që kanë hyrë në shekullin e gjashtë të ekzistencës së tyre në gadishullin Apenin, janë shfaqur emra poetësh me një potencial artistik të një niveli të lartë në letrat shqipe. Madje kjo periudhë shënon një rilindje të dytë të poezisë arbëreshe, pas rilindjes së saj të parë që nis nga mesi i shekullit XIX me korifenj të tillë të poezisë si Jeronim De Rada, Gavril Dara dhe Zef Serembe. Po ndërsa kjo poezi vjen me një nivel të lartë sasior dhe cilësor në ditët tona, tematika e saj nuk është e njëjtë me poezinë që shkruan poetët e Rilindjes Kombëtare, ngase edhe kushtet historike kur u zhvillua kjo e fundit ishin të ndryshme nga ato të gjysmës së dytë të shekullit të XIX. Ashtu siç thekson edhe profesor Rexhep Ismajli:"Nga aspe

Tre ndalesa paradoksale në veprën e Migjenit

Image
Nga Valbona Avdullaj Në ndërgjegjen time ka dy Milloshë; Milloshi i gjallë i jetës së përditshme që vepron, gabon dhe Milloshi tjetër, që i vihet përballë atij, e vëren dhe dënon gabimet e Milloshit real. Te njeriu bahet vazhdimisht një luftë e mbrendshme për përsosjen shpirtnore”. Individualiteti krijues i një shkrimtari, ndonëse është fenomen i papërsëritshëm, nuk duhet të kuptohet si produkt i një izolimi të plotë. Ndaj, duke besuar edhe faktin që, “nuk mund të kuptojmë kurrë një vepër arti po nuk kuptuem ma parë vetë artistin.”  (Arshi Pipa) do të përpiqemi të futemi në universin e paqetë të Migjenit, me bindjen se lidhja midis jetës private të autorit dhe veprës së tij artistike nuk është ajo lidhja shkak-pasojë, ashtu si midis “sinqeritetit” dhe vlerës estetike nuk ka raporte të ndërsjella. Formimi teologjik i Migjenit është një fakt i mirënjohur, jo thjesht si fakt biografik, por edhe sepse marrëdhënia e tij me religjionin nuk ka qenë i rëndomtë, si ajo e një besim

Wagneri i ndaluar – vjen për herë të parë në Shqipëri

Image
Premierë absolute e operas “Tannhauser”- në vitin muzikor të Wagnerit, për nder të 200 vjetorit të lindjes. Skena e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë është në prag të një ngjarjeje të madhe artistike: premierës absolute të operas  ” Tannhauser” të kompozitorit të shquar gjerman të shek. XIX, Richard Wagner. Tirana i bashkohet kështu kryqyteteve të botës në këtë vit muzikor të shpallur “viti i Wagnerit” për të përkujtuar 200 vjetorin e lindjes së gjeniut gjerman të muzikës.  ” Tannhauser” vjen këtë të shtunë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nga një ekip artistësh të famshëm nga SHBA, Gjermania, Skocia, Anglia që po bashkëpunojnë me artistët shqiptarë që nga prilli i këtij viti. Tenori amerikan Roy Stevens, me famë botërore për debutimet e tij në Metropolitan Opera në New York, La Scala në Milano, Teatrot e Operas në Barcelonë, Drezden, Frankurt etj. do të interpretojë rolin kryesor, atë të djaloshit Tannhauser. Por përtej këtij roli ai është edhe producenti, shpi