Posts

Showing posts from April 10, 2012

Shqiptarët në veprën e Karl Mayt

Image
Më 30 Mars 2012 mbushen 100 vjet nga vdekja e shkrimtarit gjerman Karl May, i njohur në Gjermani për një letërsi aventureske të rrëfyer me mjaft intensitet dhe kolorit. Po si paraqiten shqiptarët në veprën e tij? Emri i shkrimtarit gjerman, Karl May është pothuaj i panjohur për shqiptarët, po ashtu edhe libri i tij, ku si protagonistë veprojnë edhe shqiptarët, "Mes për mes vendit të skipetarëve", njëri nga romanet e ciklit të Orientit. Megjithatë është pikërisht ky roman i panjohur për kulturën shqiptare, i cili ka qenë vendimtar në përcaktimin e imazhit të Shqipërisë në botën gjermanishtfolëse. Madje variacionet e këtij romani përdoren ende sot si tituj librash apo përshkrime udhëtimesh të gjermanëve apo austriakëve që kanë zgjedhur të tematizojnë Shqipërinë. Karl May vetë nuk e vizitoi vendin e shqiptarëve apo arnautëve, siç i quan ai shqiptarët, asokohe pjesë e Perandorisë Osmane, megjithëse romani i tij mban jo vetëm titullin, por edhe edhe në subjekt trajton n

Hermann Hesse, shkrimtari i njohur dhe i harruar

Image
Laureati i çmimit Nobel Hermann Hesse vdiq para 50 vjetësh. Por vepra e tij jeton. Ai është një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë në botë. Edhe pse e kishin harruar për një kohë të gjatë. Kur duan të tregojnë sa pa vlerë është bërë diçka, atëherë gjermanët përdorin shprehjen popullore për saksitë e luleve. Kështu gazeta e respektuar gjermane, e përjavshmja "Die Zeit", shkruante në vitin 1962: Me Hermann Hesse -n nuk mund të fitosh më asnjë saksi lulesh. Hesse kishte vdekur në atë kohë në moshën 85 vjeçare nga një hemoragji cerebrale. Por koha vetë do t'i ndëshkonte gënjeshtrat e gazetës "Koha", "Die Zeit". Hesse zë ndërkohë vend në shumë biblioteka personale. Tirazhi i veprave të tij në botë arrin të paktën 125 milionë ekzemplarë. Librat e Hesse-s janë përkthyer në gati 60 gjuhë. Se ai do të bëhej shkrimtar një ditë, e kishte të qartë, por prindërit e tij i shihnin gjërat ndryshe. Hermani duhej të bëhej klerik, si ata vetë: Babai i tij

Për zanafillën

Image
“Gjithësia, Perënditë, Njerëzit – Rrëfime Greke për Zanafillën”, kështu titullohet libri i autorit Jean-Pierre Vernant, që sapo është botuar në shqip nga Botimet IDK. Kushdo që dëshiron të dijë diçka më tepër për njërën ndër trashëgimitë më të rëndësishme të njerëzimit, këtë mund ta gjejë në këtë libër. Çfarë kishte kur ende nuk ekzistonte diçka, kur nuk kishte asgjë? Kësaj pyetjeje, grekët i janë përgjigjur me rrëfenja dhe mite. “Në fillim fare, ajo çka ekzistoi së pari, qe një Zbrazëtirë. Grekët i thonë Kaos. Çfarë është Zbrazëtira? Është një boshllëk, një zbrazëti e errët ku nuk dallohet dot asgjë. Hapësirë përmbysjeje, marramendjeje dhe rrëmuje, pa cak, pa fund. Gjithçka ishte gllabëruar nga kjo Golle, si nga një gojë e stërmadhe që përpin çdo gjë në një natë të vagëlluar. Pra, në pikënisje, është vetëm kjo Golle, humnerë e verbër, e zezë, e pafund”, kështu shkruan autori Jean-Pierre Vernant në librin e tij “Gjithësia, Perënditë, Njerëzit – Rrëfime greke për zanafillë

Fallmerayer për shqiptarët: Tribalë, anarkikë e të prapambetur

Image
Politikani, historiani dhe publicisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer, që jetoi gjatë shekullit të XIX, veç tjerash, është shquar për interesimin e tij për Lindjen në përgjithësi, dhe për Ballkanin në veçanti. Në tezat e tij shpesh mund të lexohen përçmime e racizëm. Edhe pse, s’mund të mohohet as ajo se tezat e Faleraywer ishin goxha provokative. Për shembull, njëra prej tezave të bujshme të Fallmerayer thotë se “helenët nuk ekzistojnë më, ngase janë zhdukur gjatë pushtimeve barbare (në mesjetën e hershme); grekët e sotëm janë sllavë dhe shqiptarë ‘të helenizuar’”. Veç kësaj, ai ka edhe tezën se, nuk ekziston një revolucion grek për pavarësi, sepse tëri në fakt ishte një revolucion i pastër shqiptar. Por, çfarë mendimi ka pasur për shqiptarët? Publicisti kosovar, Enver Robelli, përmend një përshkrim të shqiptarëve nga Fallmerayer në librin me titull “Shqiptarët – Një Histori mes Orientit e Oksidentit”, të historianit Oliver Jens Schmitt (është ky autori i libr