Sheshi “Shqiponja”, bashkon shqiptarët
Në një ceremoni mjaft të veçantë është inauguruar dje në kryeqytet sheshi “Shqiponja”. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ndryshe nga gjithë herët e tjera, përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët në mënyrë simbolike kanë zbuluar Memorialin e Shqiponjës, i cili është vendosur tek zona e quajtur rrethrrotullimi i Doganës, por që tani do mbajë ermin sheshi “Shqiponja”. Në këtë ceremoni në krah të kryeministri Berisha dhe kryebashkiakut Basha, kanë qenë edhe 13 kryetarë Komunash nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Kryeministri Berisha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Basha, kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës, Ulqinit, Preshevës, Çairit të Shkupit, Gjakovës, Prizrenit, Pejës, Ferizajt, Podujevës, Mitrovicës, Strugës e Gostivarit të gjithë të bashkuar nën flamurin Kuq e Zi, kanë zbuluar Memorialin e Shqiponjës,i cili qëndron krenar në hyrje të kryeqytetit me një lartësi 6 metra dhe bazament 4 metra. Në përshëndetjen e tij kryeministri Berisha ka u