Djegia e veprave të artit para 75 vjetësh
Deri sot nuk dihet, nëse aksioni ka ndodhur. Gati 5000 vepra të "artit dekadent" nga muzetë gjermane ranë gjoja pre e flakëve në 1939. Vepra të tjera u shitën jashtë vendit. "Për asnjë tabllo nuk do të ketë mëshirë", shkruante ministri i propagandës së Rajhut, Joseph Goebbels, me 13 janar 1938 në ditarin e tij. Një fjali shkatërruese me pasoja shkatërrimtare. Gati një vit më vonë me 20 mars 1939 në Berlin u dogjën më shumë se 5000 vepra të "artit dekadent". Por deri sot nuk mund të dëshmohet, nëse aksioni është kryer me të vërtetë. Nuk ka pamje zyrtare nga djegiet, që ndryshe nga djegia e librave e vitit 1933, u bënë në fshehtësi. Edhe në ditatin e Goebbels-it nuk gjen të shkruar asgjë për këtë ditë. Por historiania e artit Meike Hoffmann nga qendra kërkimore "Arti dekadent" i universitetit të lirë të Berlinit mendon ndryshe: "Ne besojmë se janë djegur, nazistët kanë qenë burokratë të mëdhenj, por ata nuk do të kishin mundur të fsh