Shpend Sollaku Noè: Poezia shqiptare ka nevojë të globalizohet
Këto rreshta janë përshtypje dhe jo sentenca. Gjykoj i nisur nga aq sa kam mundur të lexoj prej poezisë së sotme shqiptare, pasi njohja e tërësishme e saj më është e pamundur. Nuk do të flas për poetët me stazh të gjatë, që sot lëpijnë atë që pështynë në vitet para '90-ës. Gjithçka më poshtë vlen për poetët e rinj shqiptarë, prej të cilëve pritet turbullimi i ujrave, por edhe për ata që ishin dhe mbeten të përjashtuar prej sofrës së klaneve që iu përshtatën nomenklaturës së re. Sipas meje poezia e sotme shqiptare është në krizë të thellë. Sidoqoftë ajo nuk është e vetmuar në sëmundjet e saj. Edhe poezia evropiane nuk pëlcet nga shëndeti. Por unë do të veçoja sindromat e përbashkëta që kryesisht i kanë larguar ato nga lexuesi: temat e trajtuara pak interesante si dhe mënyrën e paqartë e alkimiste me të cilën ndërtohet figuracioni, që vështirësojnë komunikimin e poezisë me lexuesin e gjerë, duke e trasformuar atë në ushqim shpirtëror të patretshëm. Veç këtyre p