Posts

Showing posts from August 24, 2012

Luigj Gurakuqi, përmasat tejshqiptare të një shqiptari të madh

Image
Vetëm pak kohë më parë, për ditë të tëra, media i hapi vend çështjes së përmasës kombëtare të Luigj Gurakuqit dhe po ashtu shqetësimit se rolit të tij në historinë tonë i është ngrënë hak. Kjo mangësi, sipas shumicës së shprehësve, dëshirohej të paktën të mos përsëritej në këtë 100-vjetor. Tërheqja e vëmendjes publike për këtë temë qe veprim i admirueshëm, aq më tepër kur sheh se mes mjaft emrave të rizgjuar në këtë jubile, pjesën e luanit po e konsumon Ahmet Zogu, historikisht një kundërshtar politik i Luigj Gurakuqit dhe prej një pjese bashkëkohësish i akuzuar si urdhëruesi i vrasjes së tij. Madje në këtë vit festiv, ndërsa ende nuk ka ndonjë qëndrim rreth mundësisë së restaurimit të shtëpisë së Gurakuqëve në Shkodër, jo në shërbim të figurës së Zogut si një politikan mjaft ndikues në jetën e vendit, por vetëm si mbret, çka është edhe pjesa më e vogël e jetës dhe e kontributit të tij, si edhe më kontradiktorja dhe më mosbashkuesja mes shqiptarëve, po i vijnë në ndihmë edhe