Fotomodele me thinja dhe rrudha
Thinjat dhe rrudhat ishin deri para 20 vjetësh pothuajse të pakonceptueshme nëpër reklama. Sapo fillon të shkrepet aparati fotografik Ulla Schrëter fillon të marrë marrë poza. Ajo merr herë pozën e të moshuarës që ka mbetur e re edhe në veshje, herë të gjyshes së dashur nga fshati e herë të një zone monade që merr vesh nga bota. Ulla Schrëter është një fotomodele e kërkuar - megjithëse është 72 vjeç. Flokët e saj gri në argjend ajo i mban të shkurtra, i kuqi i buzëve nuk feks dhe shkon me trikon e leshit ngjyrë jargavani në rozë. Ajo është e suksesshme në grupin e fotomodelëve 50plus, sepse ka pikërisht atë që duhet sot: origjinalitetin. Thinjat dhe rrudhat ishin deri para 20 vjetësh pothuajse të pakonceptueshme nëpër reklama. Aty prezantohej vetëm një botë me të rinj dhe trupa të përsosur. Gjyshet me flokë të thinjura që dikur ishin një përjashtim, janë ndërkohë pjesë e reklamave. Reklama autentike për mbi 50-vjeçarët Ndryshimi demografik ka arritur pra prej disa vitesh