Posts

Showing posts from July 22, 2013

Koleksioni i rrallë fotografik i Shqipërisë së 1922

Image
Nga Robert Elsie Rozë Uajlldër Llejni nuk ishte antropologe me njohuri të thella mbi Ballkanin, as analiste politike si paraardhësja e saj britanike, Edith Durham, dhe as shkrimtare e mirëfilltë udhëtimesh. Gjithsesi ajo arriti që me stil dhe thjeshtësi të bënte të kuptueshme për amerikanët botën e malësorëve të veriut të Shqipërisë. Një ditë Rozë Uajlldër Llejni (Rose Wilder Lane) ndodhej në një kamp refugjatësh në Shkodër kur pak para largimit të saj, një veprimtare tjetër e Kryqit të Kuq Amerikan, Fransis Hardi (Frances Hardy), e bindi të shkonte me të në një ekspeditë në malet e veriut të Shqipërisë, në një udhëtim për të ngritur shkolla. “Kostandinopoja s’është gjë! Të gjithë shkojnë në Kostandinopojë. Por nëse nuk shikon Shqipërinë, nuk ke parë gjë. Aty lart po, pikërisht aty në ato male, një ditë rruge prej këtu jetojnë njerëz si njëzet shekuj më parë, para se të njiheshin grekët, romakët ose sllavët. Ka ngulime parahistorike, legjenda të vjetra,