Posts

Showing posts from December 14, 2013

KOLOSËT E RREMË BRENDA VETES

Image
Mark SIMONI 1. Nëpër rrugicat me kalldrëm të qytetit tim të lindjes, gjithë fëmijërisë sime mbaj mend të sillej një njeri i ç uditshëm që s’do ta harroj kurrë. Me mjekër të gjatë deri në brez, me një palë rroba allosoj që s’dihej se nga ç’ kohë vinin, ngarkuar me trasta të rënda plot gurë, me shpatë të ndryshkur ngjeshur, vetmitar, i brengosur, gjithë trishtim, ndrysh nga gjithë njerëzit e kësaj bote. Por ajo që vazhdon të më ç udisë dhe sot e kësaj dite nga ai njeri nuk janë as petkat e tij, as mjekra e gjatë dhe shpata e vjetër. Mbaj mend se, kur kalimtarët e fyenin apo e merrnin nëpër këmbë, ai krejt i bindur bërtiste me zë të lartë se qe “Mbreti i Arabisë”. Nuk e di se ç’ mund të ketë qenë ajo dallgë, ajo krisje, ai rreng, ajo dalldi, që ka prishur zemrekët në kokën e tij, që ia ka mbrapshtuar dhe bërë rrokopujë gjithë inventarin e memories. Ç ’imazh influent i është sjellë përfytyrimeve të tija të sëmura për t’i mbushur mendjen se ai s’qe gjë tjetër ve ç se “Mbreti i Ara