Posts

Showing posts from December 28, 2012

Britanikët sfidojnë Booker Prize, me 75% shpallin si librin e vitit “50 Nuancat e të Hirtës”, të E.L. James

Image
Lexuesit britanik kanë sfiduar jurinë prestigjoze të Booker Prize. Për ata libri më i mirë nuk është ai që përzgjedh një juri dhe një kompeticion i përvitshëm. Sipas tyre libri më i mirë i vitit është “50 Nuancat e të Hirtës”. Një tabu që thyhet, një juri që vihet me shpatulla pas murit, një tërësi kriteresh etiko-estetike që dalin jashtë loje. Fiton lexuesi. Ai ka fituar dhe për të nuk është dhe aq e rëndësishme se aksh juri përzgjedh këtë libë dhe atë autor. Lexuesi, ai di të zgjedh dhe të vendos. Juria e Booker Prize zgjodhi romanin e autores Hilary Mantel për librin më të mirë të vitit në Britaninë e Madhe, mirëpo opinioni britanik këtë titull për vitin 2012 ia ndau një libri tjetër, romanit “50 Nuancat e të Hirtës”, të autores E.L. James. Romani erotik i James ka marrë 75 përqind të votave të lexuesve në garën në të cilën triumfon libri i preferuar i lexuesve britanikë. Në konkurrencë ishin të gjithë fituesit e çmimeve letrare sivjet, por duket se lexuesit më së tepërmi

Niçe dhe Shopenhaur, me profilet e tyre në Twitter

Image
Ata ishin dhe vazhdojnë të jenë mes nesh me mendimin dhe veprën e tyre titanike. Guximi dhe "çmenduria" e urtë e tyre ka zënë vend në kreshtën e mendimit filozofik. ndonëse kanë kohë që kanë lënë këtë jetë, në rrjetin social të Twitter janë me ndjekësit e tyre. Një dukuri nga më të fundit të Twitter është publikimi i tweets-ave postum, nga personalitete të vdekur para qindra vitesh. Por përse është pikërisht filozofi Fridrih Niçe që po korr një sukses kaq të madh? Kërkoni në Google me "Friedrich Nietzsche" (Niçe) dhe do të arrini tek profili i tij në Twitter. Në njërin prej tyre, gjithësesi. Niçe ka afërsisht 100 ndjekës aktive Twitter-i, një rezultat mbresëlënës për një njeri i cili ka vdekur para 130 vjetësh. Është akoma më mbresëlënëse kur merrni parasysh shoqërinë e tij: Uilliam Shekspir ka një prani të ngjashme në Twitter, Jezu Krishti me një nivel pak më të lartë se Fritz dhe Bard së bashku. Megjithatë, ndryshe nga shokët e tij, fjalët e Niçes nuk