Posts

Showing posts from December 7, 2012

Ndërron jetë Shuhet në moshën 104-vjeçare, Oscar Niemeyer, “Picasso i betonit”

Image
Oscar Niemeyer, arkitekti brazilian i cili ndihmoi në formësimin e shekullit njëzet dhe vizionin e njerëzimit për të ardhmen, ka vdekur të mërkurën në moshën 104- vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar mediet braziliane të enjten. Niemeyer, ka vdekur në spitalin “Botafogo” në Rio de Janeiro, qytetin ku ai u lind më 1907, studioi arkitekturën dhe më pas ndihmoi në formësimin e monumenteve të famshme si ishte “Sambadrome”, që sikurse shumica e punës së tij, ishte modeluar sipas trupit të gruas. Por ndikimi i tij u përhap edhe më shumë në dizajnimin e kryeqytetit Brasilia dhe disa prej objekteve të tij më të njohura, duke përfshirë edhe ndërtesën e Katedrales dhe atë të Kongresit. Jashtë vendlindjes, ai ka dizajnuar sektretariatin e Kombeve të Bashkuara në New York, selinë e Parisë Komuniste në Paris dhe pavijonin e galerisë verore “Serpentine” në Hyde Park të Londrës. E përditshmja më e madhe braziliane e ka dhënë lajmin për vdekjen e tij në ueb-faqen zyrtare, duke e cilësuar atë “p

"Koka e apostullit të ri", skica e Raffaello-s thyen rekordet e historisë me 47,8 milionë dollarë

Image
Një vizatim i piktorit, grafistit dhe arkitektit të madh italian Rafaello, "Koka e apostullit të ri", u shit në Londër në ankandin e Sotheby’s për 47,8 milionë dollarë. Kjo kryevepër e gjeniut të epokës së Rilindjes u bë më e shtrenjta ndër veprat e artit pamor (figurativ) të realizuara në letër në gjithë historinë e tregut botëror të artit. Emri i blerësit të ri nuk është bërë i ditur, megjithatë, sipas të dhënave të Agjencisë Reuters oferta e fituesit të ankandit u paraqit nga një bashkëpunëtor i Shtëpisë së ankandit, i cili punon me klientët nga Rusia.

Salvador Dali i kishte shitur 10 mijë dollarë fijen e rreme të mustakut gruas së John Lennonit

Image
I tillë ishte ai në jetë, në art, në marrëdhënie me të dashurat e tij, admiruesit dhe miqtë, përfshi dhe babain, të cilit në një zënkë i kishte dërguar spermën e tij në një prezervativ, ku i thoshte “se kaq të detyrohem”. Ky ishte surrealisti emblematik dhe njeriu bizarr. Piktori Salvador Dali ia kishte shitur me një rast për 10 mijë dollarë fijen e rreme të mustakut së tij, të vesë së John Lennon, Yoko Ono. Artisti në vend të qimes në kuti kishte paketuar barë të thatë.Në një intervistë të dhënë së fundi për një gazetë franceze, aktorja dhe ish-këngëtarja Amanda Lear ka zbuluar sesi e ka mashtruar piktori Yoko Onon. “Gjatë gjithë jetës, Dali nuk ka mundur të rezistojë kur para fytyrës së tij tundej një çek me shumë të madhe të parave”, tha Amanda Lear, e cila dikur ishte muza dhe dashnorja e piktorit të famshëm surrealist spanjoll. “Yoko Ono në një rast i kishte kërkuar që t’ia shiste asaj një fije nga mustaqet e tij. Ai mendonte se ajo ishte një magjistare dhe kishte frikë