Posts

Showing posts from July 16, 2012

Dhermiu, e kaltra e thellë e detit që të magjeps

Image
Nga Albert Vataj Në gjerdanin e mrekullisë së bregdetit shqiptar, Dhermiu është padyshim një prej gurëve më të shndritshëm. Tash kur zemërata e verës është në densitetin e saj më të lartë, e kur të gjithë mësyjnë detin për ti bërë sfidë kësaj vape tekanjoze, natyrshëm që në preferencialet e shumë prej bujtësve të bregdetit, është Dhermiu. Bluja e thellë e detit është një pamje që të magjeps. Kur ajo shihet prej lart, prej edhe nga e ka parë fotografi Gent Shkullaku për të ardhur tek në me këtë set imazhesh, nuk është një pamje që ka të ngjarë ndër simotrat e tjera. Kthjelltësia dhe thellësia e ujit i jep të kaltrës një ton disi më të athët. A nuk do të ishin më të shijshme për shumkënd frutat majahosh, tamam si kjo e kaltër deti në Dhermi. Dita nis, vazhdon dhe bashkohet më natën nën një perëndim që rrëzohet mbi syprinën valëzuese të detit, për të shtuar edhe më shumë kësaj mrekullie të rivierës shqiptare, bukurinë. Nëse nuk e besoni se kjo mrekulli është e vërtetë, ngulmoni d