Shpallen çmimet letrare “Penda e argjendtë”
Shkrimtari Ylljet Aliçka është vlerësuar me Çmimin Kombëtar Letrar ne Shqiperi “Penda e Argjendë ”, për veprën e tij “Valsi i lumturisë”, në gjininë e romanit. Ndërkohë, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, ka paralajmëruar se nga viti i ardhshëm nuk do të ndahen çmime në shumë gjini por të jepet vetëm një çmim për veprën letare më të mirë shqipe të vitit, që do të përzgjidhet nga një juri kritike profesioniste, e pavarur nga zyrtarët e Ministrisë. Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së çmimeve kombëtare letrare 2012. Veprat fituese të Çmimeve Letrare “Penda e argjendtë” për vitin 2012 janë ndarë në tetë kategori. Fitues i çmimit “Penda e argjendtë” për romanin në vitin 2012 është shpallur autori Ylljet Aliçka për botimin “Valsi i lumturisë” . Ylljet Aliçka duke pranuar çmimin Ky çmim i është dhënë me arsyetimin për ironinë e spikatur dhe përsosjen e saj deri në grotesk dhe imazhet e gja