Shqipëri-Kosovë, refuzimi estetik
Shkrimtarët e Kosovës e ngrehin zërin kundër refuzimit që po u bëhet në Shqipëri. Asnjë prej tyre nuk u shpërblye me çmim kombëtar të letërsisë, që u dhanë para disa ditësh. Kjo gjë, sipas tyre, nuk i kontribuon krijimit të një letërsie integrale shqipe. Letërsia e Kosovës po vazhdon të injorohet në Tiranë. Derisa shkrimtarët e Shqipërisë marrin shpërblime në Kosovë, ata të Kosovës nuk arrijnë të shtinë në dorë as ndonjë çmim të dorës së dytë që jepet përtej kufirit. Kjo u dëshmua ditët e fundit kur asnjë shkrimtar nga Kosova nuk u vlerësua me ndonjërin prej çmimeve kombëtare të letërsisë, të cilat jepen nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak shkrimtarëve kosovarë, të cilët thonë se refuzimi dhe injorimi i letërsisë që krijohet jashtë kufijve të Shqipërisë nuk i kontribuon krijimit të një letërsie integrale shqipe. Për shkrimtarin Ag Apolloni është e papranueshme shpërfillja që po u bëhet shkrimtarëve kosovarë pasi që, sipas tij, niveli i shkrimtarëve