Çfarë mund të mësojmë nga Karl Marksi sot?
Në kuadër të krizës financiare, kritikat e Marksit ndaj shfrytëzimit ekonomik dhe padrejtësisë janë më aktuale se kurrë. DW: 130 vjet më parë vdiq Karl Marksi. Deri disa vjet më parë mendohej se ideja marksiste kishte vdekur, por në fakt duket se kritika e tij ndaj shfrytëzimit ekonomik dhe padrejtësisë janë në kuadër të krizës financiare më aktuale se kurrë. Çfarë mund të mësojmë ne sot ende nga Karl Marksi? Andreas Arndt: Aktualiteti i Marksit nuk lidhet me atë që besohej për një kohë të gjatë - pra që ai na ofron një libër me receta se si ta ndryshojmë shoqërinë, por me metodën e tij, me analizën kritike. Marksi nuk analizon ndonjë pjesë çfarëdo biznesit të ekonomisë dhe të biznesit, por shqyrton një mënyrë prodhimi e cila që nga fillimi i saj është globale. Duke zgjeruar diapazonin e vështrimit të problemeve ai ka në fokus të analizës marrëdhënie, të cilat zakonisht nuk janë parë në atë mënyrë. Një projekt i madh në veprën e Marksit është përgjigja për pyetjen "se