Posts

Showing posts from March 24, 2012

Emil Cioran, historia kur bie kёmbora dhe mёrzen Mёrzia

Image
Ciorani i shtriu palat e qilimit fluturues tё tij, nё rёnie tё lirё, mbi hartёn e Francёs. Lartёsinё e saj tё epёrme ai e caktoi pikёn e rrokullisjes sё ortekut gjithёpёrfshirёs, pёr ta shungulluar sa mё fort nё tokё dhe theksuar atё rёnie qё pllakos gjithё veprёn e tij – Dekadenca. Ashtu siç ka rrahur tё pёrputhё topikёn e vet nёn ndjesinё e rёnies me atё tё vetё qenies, ashtu dhe nё elegjinё pёr Francёn ai do ta qaste atё me vendndodhjen e tij, si pёr t’i pёrputhur veten, nёmos pёr t’ia pёrshtatur ndjesinё pёr vendin qё s’ishte ai i origjinёs pikёrisht vetes, dhe konceptimit tё njeriut e jetёs rezultat i filozofisё sё tij. Si e tillё, mёsymja e Cioranit mbi kuptimin e Francёs tenton antroposin si vendndodhje e Francezit nё vorbullёn e historisё qё i bie pёr hise, dhe atё qё vetё Cioranit i shkon pёr shtat. Ai i sheh kombet dhe fatet e historive tё tyre ashtu si individin ndёr fatin dhe historinё qё mbart. Ndaj leximi pёr Francёn nuk shkon i shkëputur nga leximi i veçantё i Ci

In Memoriam...Samuel Beketit, babait të Godosë

Image
Ai nuk e la të vetmuar… krimbin Kjo ese i kushtohet vetë Samuel Beketit, dramaturgut dhe shkrimtarit të madh irlandez, që ka bërë epokën e re të teatrit bashkëkohor... Nga Richard Ouzounian* E hapi derën e atij vendi, që dukej qartë si një dhomë e murrëtyer dhe na ftoi të futeshim brenda. Ngadalë… sytë tanë u mësuan me errësirën, dhe mundëm pak nga pak që t’i shikonim gjërat shumë më qartë. Kjo ishte arritja kryesore e autorit Samuel Beket, i lindur 100 vjet më parë po në këto ditë prilli. Ka qenë 13 prilli i vitit 1906. Vendi që e lindi ishte Cooldrinagh në Foxrock, pjesë e Kauntesë së Dublinit dhe, ndoshta dikur në ndonjë ditë, kur e ka ledhatuar humori i keq (që kuptohet se ai p ta dinte do ta vlerësonte), kjo datë duhet të ketë përkuar në një farë mënyre me të dyja… me të Premten e Mirë dhe të Premten e Thjeshtë, sepse edhe kjo ditë në vetvete ishte në 13-tën ditën e muajit kur edhe lindi. Shumë vite më pas, në kryeveprën e tij, “Duke pritur Godonë”, ka tregu

TRUMAN Capote: Stili nuk arrihet kurrë me ndërgjegje

Image
Kjo intervistë është bërë me një nga rrëfimtarët më të mëdhenj dhe më të veçantë të shekullit të XX. Me një kulturë të gjerë, por më shumë me një individualitet të spikatur, ai rrëfen teknikat e punës së tij dhe veçoritë e ndryshme: sesi nisi të shkruaj; kush ndikoi për këtë; dhe fazën e parë të krijimeve të tij. Pak e njohur, por Capote është dhe një nga reportazhistët më të mirë të kohës së tij, një shembull për gazetarët e shkruar...Në këtë intervistë të Paris Revieë shpaloset e gjithë bota e tij e veçantë... Truman Capote jeton në një shtëpi të madhe ngjyer me të verdhë në Brooklyn Heights, të cilën ai e kishte rirregulluar vetëm pak kohë më parë me shije dhe elegancë, dhe që përbën në përgjithësi edhe ndërmarrjen e tij të fundit. Ndërsa po hyja, e shqova befas teksa ai dukej se ishte plotësisht brenda bashkë me shpatullat dhe kokën e tij, tek një kuti e re e sapoardhur, që përmbante një luan prej druri. “Atje!” bërtiti ai, ndërsa po e tërhiqte atë drejt një vend