Viktor Hygoi, pena tragjike e një humanisti
Nga Albert Vataj Krejtçka na lidh me Viktor Hygoin, këtë personalitet të njimendtë të letërsisë, është ajo afri delikate e një shpirti rrapëllitës, i një pene tragjike që predikoi humanizmin si fe e gjithëkohësisë. Akti i krijimit, u shugurua prej tij si shërbesa e perëndishme e romantizmit. Ai lindi më 26 shkurt të vitit 1802, plot 212 vjet nga atmot. Franca e stuhishme priste atë që do të prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burrë shteti, Viktor Hygoin, deshtazi, aktivistin e zellshëm të të drejtave dhe lirive të njeriut. Përpos të gjithash, ligjëruesin buzëhollë, poetin e patëdytë, vazhduesin e spikatun të romantizmit. Hygoi ishte dhe mbeti një shëmbëllesë e një pene tragjike me sharm humaniteti. Në galerinë e veprës, përcjellim kjartësisht si figurë qendrore njeriun e mitizuar në Sizif. Ngarëndja për të rrëmuar mes rrënojave të kohës, e për të ç'burgosur së andejmi gologotën e mundimshme të njeriut që gjen tek sekush vetveten, e beh atë gjit