Katedralja Notre Dame do të kumbojë fuqishëm zërin e historisë dhe Zotit
Kjo mbretëreshë e gotikut do të kumbojë më fuqishëm. Krenaria e saj arkitekturore, historike, letrare dhe emblema e kahershme e Parisit, do të ketë në kreshtën e saj nëntë këmbana gjigande. Ata do të kumtojnë Parisit krej, Parist fund e krye për këtë shenjtëri që mbush me memuar dhe të sotme kulturën dhe famën e zonjës mondane, të quajtur Paris. Këmbanat prej bronxi do të shërbejnë për t’i dhënë Katedrales së famshme të Notrë Damës një tingull të ri më modern Nëntë këmbana gjigante prej bronxi po udhëtojnë drejt Parisit, ku do të shërbejnë për t’i dhënë Katedrales së famshme të Notrë Damës një tingull të ri më modern. Këmbanat do të ekspozohen në mjediset e katedrales mesjetare që nga data 25 shkurt. Më pas, ato do të vendosen në kullën e kishës për të zëvendësuar këmbanat e vjetra. Secila nga këmbanat është pagëzuar me emrin e një shenjtori. Pjesa më e madhe e tyre u derdhën në një fonderi në rajonin e Normandisë, dhe u bekuan në një ceremoni të veçantë nga një prift lokal