Posts

Showing posts from October 17, 2012

Günter Grass 85-vjeç, qytetari dhe artisti kundërvënës

Image
Fitues i çmimit Nobel, poet dhe thyes tabushë, njeri që polarizon dhe provokon, ai është kritik, qytetar i lidhur ngushtë me politikën, por mbi të gjitha një autor i madh: Günter Grass mbushi 85 vjeç. Kjo jetë e mbushur me ulje dhe ngritje, momente magjike dhe mospranime, nisi në 16 tetor të vitit 1927. Günter Grass vjen nga proverbi "fillime të përulura." Prindërit e tij zotëronin një dyqan në Gdansk, klientela e të cilit ishte e varfër, apartamenti i tyre ishte i vogël dhe zona e banimit katolike. "Një fëmijëri ndërmjet Frymës së Shenjtë dhe Hitlerit," shkruan biografi i Grassit, Michale Jürgs. Në moshën 17-vjeçare, Grass ishte dëshmitar i mizorive të Luftës së Dytë Botërore, si një ndihmës i anti-avionëve në vitin 1944 dhe më vonë si anëtar i elitës Waffen SS. Vetëm dekada më vonë Grass do të zbulonte përfshirjen e tij në luftë, duke shkaktuar një skandal të pamatë. Shqetësimi i tij kryesor gjatë luftës ishte mbijetesa. Zbulim ndërkombëtar Në