Posts

Showing posts from April 24, 2014

12 tiranët më të mëdhenj të historisë

Image
GazetaExpress E mërkurë, 23 Prill 2014 11:58 ​Dionisi i Sirakuzës (430-367 para Krishtit) “Njeriu më i mjerë që qeveris shtetin më të trishtë”, kështu e përshkruan filozofi Platon, pasi e ka njohur personalisht (dhe pasi ishte shitur nga ai si skllav), Dionisin e Sirakuzës, tiranin më të fuqishëm të botës greke. Ishte kaq i pamëshirshëm sa që, Aristidhi i Lokrit, të cilit tirani i kishte kërkuar dorën e së bijës, ishte përgjigjur që do të kish preferuar më mirë ta shihte të vdekur. Dionisi, si reagim urdhëroi që të vriteshin të gjithë bijtë e tij, por përsëri Aristidhi nuk pranoi t’i japë të bijën. Dionisi i Sirakuzës është konsideruar prototipi i tiranisë, (si kundërvënie ndaj demokracisë). Ishte gjithashtu një prej të parëve viktima të dokumentuar të të ashtuquajturës “paranojë e pushtetit”: thuhet që nuk lejonte askënd, as edhe fëmijët e tij, që të hynin në dhomën e tij pa u kontrolluar më parë, as edhe të përdoreshin gërshërët për të prerë flokët: majat e flok

Uilliam Shekspir, shkreptimta më dritëlëshuese në qiellin e dramaturgjisë

Image
Nga Albert Vataj Edhe tash, në 450-vjetorin e lindjes, ai mbetet shkreptima më dritlëshuese e dramaturgjisë, tingëllima më larushitëse e sonatave, me e qenësishmja lojë e aktrimit në skenën anglëze. Ai kishte pararendës themelet e botëve antike dhe traditën, epokat e përtëritjes përmes ligjërimit. Dishepujt i kishte panumërt, doktrinar, zotër dhe shëlbyes të shpirtit dhe tempit të epokës. Letërsia britanike, dramaturgjia, krejt bota e letrave, do ta mbajnë si kremtimin më solemnt të kumtit artistik. Gjeneratat do të përulen para këtij shërbestari me përunjësi, të bindur se ai meriton më shumë. Magjepsja e krijimtarisë që la, guxojnë të na japin gjithnjë atë shkëlqim, që mundëson kjartësimin dhe njohjen me njeriun dhe botën e asokohëshme dhe deshifrim i botkuptimit të gjithkohjes së njerëzimit, i cili persiat vetveten, rrapëllitet në vorbullën e kohës, sipërfaqet dhe rrok të hyjshmen e së tashmes. Më i madhi i të mëdhenjve të dramës Letërsia pa Shekspiri është si një